Arkiva e lajmeve
                   

KURSI PËR JO DISKRIMINIM DHE PUNËN ME GRUPET E CENUESHME PËR KOORDINATORËT E ZYRAVE PËR TË RINJ DHE PËRFAQËSUESIT E ORGANIZATAVE TË SHOQËRIVE CIVILE

21. shtator 2015.

Beograd – Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë, përmes mbështetjes profesionale të Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Beograd, organizojnë kurs për koordinatorët lokal të Zyrave për të Rinj dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në temën “Puna me grupet e ndjeshme të të rinjëve dhe parimet e jo-diskriminimit”.

Deri më tani këtë kurs e kanë ndjekur 160 koordinator të Zyrave për të Rinj, bashkëpuntorë të tyre si dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare.

Kursi është organizuar si program katër ditor dhe paraqet mundësinë e gjithë përfshirse të fushës së jo diskriminimit dhe punës me grupet e ndjeshme.

Kandidatët të cilët kryejn kursin do të marrin diploma. Përmbajtja e kursit është në përputhshmëri me Rekomandimet e punës së Zyrës për të Rinj dhe të cilat përfshijnë këto tema:

Njohuritë e përgjitshme mbi principet e jo diskriminimit, inkluzionit dhe grupet e cënueshme; Grupet e cenueshme (për shembull – pjesëtarët e pakicave kombëtare, gratë, personat me invaliditet, refugjatët dhe personat e zhvendosur); Terminologjia, pozita e tyre dhe mundësitë e përmirësimit të pozitës; Si të bëhet senbilizimi i rrethinës për problemet e të rinjëve nga grupet e cenuara; Vendosja e principeve të jo diskriminimit dhe inkluzionit në punën e Zyrës për të Rinj, projekte dhe inciativat dhe aksionet afirmuese; Reaksionet në rastet e diskriminimit në nivelin lokal dhe këshillat se kujt duhet drejtuar; Reaksionet në rastet e diskiminimit (modelet dhe mënyra, ndihma juridike falas në komunat, OJQ-të dhe në fakultete, procedurat pranë insitucioneve të pavarura dhe mbrojtja gjyqësore); Komesiarati për Mbrojtjen e Barazisë – rastet më të shpeshta pranë këtyre trupave të pavarura; Sjellja e principeve të jo diskriminimit në punën e zyrave për të rinj, dokumentet strategjike dhe planet askionare lokale; Diskutimi në panel me organizatat të cilat kanë raste të praksës së mirë të projekteve me komponente të inkluzionit; Senzibilizimi i bashkësisë lokale për çështjet e grupeve të cenuara përmes përdorimit të metodave të ndryshme, siç janë ligjërimi, punëtoritë, diskutimet në panel, video materialet, përmes pjesëmarrjes së profesorëve dhe bashkëpuntorëve profesional nga OJQ-të dhe insitucionet të cilat në punën e tyre promovojnë idenë e drejtave të njeriut ose punojnë me grupet e cenuara.

Koordinatorët dhe përfaqësuesit të organizatave joqeveritare do të kenë mundësinë që gjithë këtë fushë ta shikojnë por edhe të dëgjojnë zgjidhjet konkrete, shkëmbimet e ideve dhe eventualisht të mendojnë për aksionet e përbashkëta të Zyrave për të Rinj dhe organizatat joqeveritare në nivelin lokal.

Kursi do të mbahet prej 6 deri më 9 tetor 2015, në Beograd. Njoftimet për vendin e mbajtjes dhe programin e këtij kursi do të njoftohen pjesëmarrësit me kohë.

Paraqitja për këtë kurs është deri më 28 shtator 2015.

Harxhimet e rrugës, trajnimet, materialin, akomodimin dhe ushqimin e bartë Misioni i OSBE-së në Serbi.

Është e nevojshme që të interesuarit për pjesëmarrje në këtë kurs ta dërgojn emrin dhe mbiemrin, oranizatën/Zyrën për të Rinj pranë të cilës paraqiten, qytetin/komunën se nga vijnë dhe vlerën e harxhimeve të rrugës. Përgjatë zgjedhjes përparësi do të ken ato Zyra për të Rinj dhe organizatat civile, përfaqësuesit e të cilave nuk kanë kaluar këtë kurs arsimor. 

Për të gjitha pytjet shtesë drejtohuni tek Nevena Nikoliq, koordinatore e këtij kursi nga Qendra për të Drejtat e Njeriut në Beograd – nikolic@bgcentar.org.rs apo përmes telefonit 0648246513.

Burimi: Organizata e të Rinjëve të Serbisë dhe Trupi Koordinues