Arkiva e lajmeve
                   

KURSI I PARË NDËRKOMBËTAR NË TEMËN “TË DREJTAT E NJERIUT SI IDEAL UNIVERSAL – SFIDAT KËRCËNUESE DHE GLOBALE (AFATI:15.08.2017)

12. korrik 2017.

Kursi i parë Ndërkombëtar në temën “Të drejtat e njeriut si ideal universal: kërcënim dhe sfida globale” do të mbahet në periudhën prej 23 deri 27 tetorit në Buenos Aires të Argjentinës.

Këtë kurs e organizon Qendra Ndërkombëtare e UNESKO-s për promovilin e të drejtav të njeriut të kategorisë së II, ndërsa ftesa është dërguar zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesve të rretheve akademike, hulumtuesëve, si dhe udhëheqësve të organizatave të shoqërisë civile të përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e drejtave të njeriut. Qendra i mbulon harxhimet e bursës, akomodimin dhe transferin për kandidatët e zgjedhur.

Paraqitjet elektronike mund të dërgohen në periudhën prej 15 korrikut deri më 15 gusht 2017, ndërsa kandidatët e zgjedhur do të njoftohen rreth zgjedhjes përmes postës elektronike deri më 15 shtator.

Formulari për paraqitje dhe informacionet shtesë rreth kursit mund t`i merrni në adresë www.cipdh.gov.ar/cursointernacional/, përkatësisht duke dërguar mail në këtë adresë: cursointernacional@cipdh.gov.ar.

Burimi: www.ljudskaprava.gov.rs dhe Trupi Koordinues