Arkiva e lajmeve
                   

KURS PËR KRIJIMIN E UEB FAQEVE DHE INTERNET MARKETINGUT “UEB FAQJA IME E PARË 3.0“

30. tetor 2015.

“Ueb faqja ime e parë”, është projekt i nisur me idenë që përdoruesit mesatar të kompjutorit t’i mundësoj dituri të nevojshme që në mënyrë të pavarur të krijoj ueb faqe.

Është e njohur që rajonin e preukupon problemi i ikjes së trurit dhe mungesa e ekspertëve prej 20 vjetëve. Nga ana tjetër, shtetet në rajon e kanë pozitën e vet duhet ta krijojnë në shoqërinë moderne me ndihmën e individëve arsimor të cilët do të bëhen ekspertë të lartë në fushat e tyre ose punët të cilët i nisin.

Potencial kryesor i rajonit janë të rinjët të arsimuar të përkushtuar në punë dhe avansim. IT paraqet fushën e cila shumë personave mund t’i ndihmoj që secili sukses të maksimizohet dhe në mënyrë të rëndësishme të kontribuoj në gjetjen e punës apo fillimit të biznesit individual. Për qëllim të rritjes së kapacitetit të rinjëve, iSerbia shpallë konkurs “Ueb faqja e parë e imja 3.0”, në kuadër të cilit do të ndahen 35 bursa për modulin Ueb faqja ime e parë.

Moduli përfshin kursin online për përpilimin e CMS ueb faqja dhe kursit online në fushën e internet marketing, ndërsa gjithë kjo me mentorin për ndihmë në përpilimin e ueb faqes. Kandidatët do të kenë mundësi që të arrijnë dituri në zbatim dhe krijimin e faqes së parë përgjatë afatit të konkursit.

Qëllimi i programit është ofrimi i diturive dhe teknikës së nevojshme për përpilimin individual e ueb faqeve dhe me këtë në mënyrë aktive kontribuojnë në zhvillimin e karierës dhe fillimin e punëve private të kandidatëve të kursit.

Kurset janë menduar në mënyrë që kandidatët të mund të përdorin nga kolltuqet e tyre edhe në kohën kur më së shumti iu përshtatet, duke ndjekur kurse të cilat janë krijuar si bashkim i diturive teorike dhe praktike dhe i përvojave të ekspertëve profesional.

Në konkurs mund të paraqiten të rinjët deri në moshën 35 vjeçare. Kurset janë të dedikuar për të rinjët në të gjithë nga të gjitha fushat dhe interesimet, ndërsa oferta e diturive nga IT mund t’iu shërbej të gjithëve, prej sipërmarrësve deri tek programetrët, shkenctarët, artistët, menaxherët etj.

Që të paraqiteni është e nevojshme që deri më 5 tetor 2015, të plotësoni formularin I cili gjendet në këtë link https://docs.google.com/a/gradjanske.org/forms/d/1oqk7doWG1SYfUJHwM_WaIAZofBnu-QpxJgl0PPeh8fM/viewform

Kandidatët të cilët fitojnë bursa do të njoftohen përmes emalit dhe do të kenë afat prej shtatë ditësh që të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në projekt. Po nëse pas kësaj kandidati nuk e konfirmon pjesëmarrjen, do do të ftohet kandidati ardhshëm në rang listë.

E RËNDËSISHME: Paraqitja është falas. Bursat mbulojnë 80% të harxhimeve të kursit. Kandidatët të cilët kalojnë selektimin do të jenë të detyruar që në afatin e paraparë për vërtetimin të paguajnë tarifën hyrëse me vlerë prej 3.490 dinarë. iSerbia është shoqatë jo-profitabile, joqeveritare dhe rinore, ndërsa mjetet në këtë mënyrë do të grumbullohen për mbulesën e harxhimeve të mbështetjes teknike dhe administratës së kurseve online të cilat bursistët në periudhë dy mujore do t’i ndjekin.

Për pytje shtesë drejtohuni në këtë adresë office@iserbia.rs me shënimin: МПС 3.0.

Burimi: iSerbia dhe Trupi Koordinues