Arkiva e lajmeve
                   

KU ËSHTË KUFIRI I PËRGJEGJËSISË TËNDE?

26. shtator 2013.

Leskovc-Me qellim që të rrisin ndërgjegjësimin e popullsisë për mbrojtjen e ambienteve jetësore,nëpërmjet aktiviteteve në 25 komuna ne jug dhe jugperëmndim te Serbisë,të cilat përfshijnë edhe komunën e Preshevës ,Bujanocit dhe Medvegjës,deri në fund të këtij viti do të prezentohet fushata me titull ,,Ku është kufiri i përgjegjësisë tënde’’

Nder ceshtjet kryesore ne lidhje me problemet e shumta  mjedisore që shqetësojunë banorët e këtyre komunave ndahet edhe problemi i mbeturinave,mungesa e reciklimit dhe ndotja e lumenjëve.Kjo fushatë ka për qëllim rritjen e ndergjegjësimit të qytetyarëve për rëndësinë e mjedisit dhe rëndësinë e reciklimit dhe efikasitetin e energjisë.

Gjatë fushatës ,muajtë në vijim do të organizohet aksion për pastrim dhe mbledhjen e mbeturinave ku pritet edhe pjesmarrje e madhe e qytetarëve ,si dhe seminare dhe trajnime të ndryshme ,ku qytetarëet nga komunat e përzgjedhura do te inkurajohen për të krijuar një mjedis në të cilin mbrojtja e mjedisit është njera nga prioritetet më të mëdha ne procesin e zhvillimit të cdo komuniteti.Fushtat e punës janë dedikuara për popullatën në përgjithësi ,dhe do të organizohen në Vranjë dhe Prijepolë.Në paraqitjet rrugore janë të përfshira Novi Pazari,Kurshumlija,Bujanoci dhe Leskoci.Paraqitja në ;Leskocë do të mbahet në mes të tetorit dhe kështu do të shenojmë edhe fillimin e fushatës në këtë qytet,tha Tihomir Velikanac nga organizata Generator.

Me ndihmën financire te bashkimit Evropian dhe qeverisë së Zvicrrës,fushata zbatohet përmes partneritetit evropian me komunat –PROGRESI I BE-së ,në bashkpunim me agjencionin konsulativ Ekzekutiv Grup  dhe shoqata nqytetare Generator nga Vranja.

Burimi:Jugpres