Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES PRITI AMBASADORIN E TURQISE

4. shtator 2013.

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka pritur në zyrën e tij në Bujanoc, ambasadorin e Turqisë në Serbi, Kemal Bozaja.

„Qëndrimi  ambasadorit Bozaje dhe bisedat që kishim në Beograd, dhe vazhduan  këtu në Bujanoc, ka konfirmuar përpjekjet tona për të krijuar mundësinë që banorëve të këtyre komunave të i mundësohet  një jetë më cilësore. Ne jemi të kënaqur që qeveria turke do të vazhdojë të investojë në arsim, shëndetësi  dhe zhvillimin ekonomik të ktyre komunave ", ka thënë  Stankoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues theksoi se është rënë dakord që në kuadër të sistemit arsimor të jenë të vazhdueshme të  gjitha aktivitetet që lidhen me arsimin, në këtë aspekt është diskutuar edhe për  një numër  të nxënësve serbë nga këto komuna që marrin bursë në universitetet më prestigjioze në Turqi.

Stankoviç tha se Turqia është e interesuar për të ndihmuar në  blerjen  pajisjeve për spitalin e maternitetit në Preshevë, dhe ranë  dakord që delegacion i biznesmenëve të Turqisë ti vizitojë kto tri komuna.

Ambasadori i Turqisë në Serbi, Kemal Bozaj, ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar ekonomikisht qytetarët  në territorin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

"Turqia është e gatshme për të ndihmuar ekonomikisht   qytetarët e ktyre tri komunave. Ndihma jonë do të përqëndrohet në arsim, shëndetësi dhe investimeve ekonomike, e cila do të ndihmojë të krijojë vende të reja  pune, " ka deklaruar  Bozaj.

Ambasadori turk theksoi se kompanitë turke janë të  interesuara që në ketë  rajon të gjejnë partnerë me të cilët bashkërisht të investojnë dhe të krijojnë vende të reja pune.

Stankovic pas takimit shprehu kënaqësinë me bisedimet me ambasadori turk, Bozaj,  dhe me këtë rast i dhuroi   librin e poezive të Enes Haliloviq „ Gjethet mbi ujë“  të përkthyera në gjuhën turke.