Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES ËSHTË TAKUAR ME ASTRID TORS - KOMESARE E LARTË PËR PAKICA NACIONALE

28. gusht 2014.

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është takuar me komesarën e lartë për pakica kombëtare, Astrid Tors dhe me këtë rast kanë biseduar rreth çështjeve që kanë të bëjn me komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në takim është biseduar rreth rezultateve dhe promovimit të Studimit për mundësitë e avansimit të mësimit dhe arsimimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare në shkollat fillore në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Komesarja e lartë për pakica nacionale ka shprehur kënaqësi me rezultatet e hulumtimit dhe ka thënë se Studimi do të jetë model edhe për pjesët tjera të Serbisë por edhe për disa vende të Europës Juglindore. Përveç kësaj, në takim është biseduar edhe për paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, ndërsa komesarja e lartë për pakica kombëtare ka thënë se puna e mëtejshme për këtë çështje është njëri ndër prioritetet e Zyrës së komesares së lartë.

Burimi: Trupi Koordinues