Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI I PRESHËVËS NË PARLAMENTIN GLOBAL TË KRYETARËVE

4. tetor 2022.

Bujanoc - Beograd - Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është bërë deputet i Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave, të cilin thotë se do ta shfrytëzojë për ta bërë zërin e Preshevës që të dëgjohet në mbarë botën.

“Do të vazhdoj të flas për sfidat në marrjen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale dhe më gjerë, duke punuar në forcimin e bashkëpunimit me të gjithë ata që synojnë të krijojnë kushte për një jetë të sigurt dhe të qetë”, tha Arifi.

Arifi u pranua në organizatën në të cilën është edhe kryetar i komunës Braga në Portugali, Bristol në Britani të Madhe, Manhajmin në Gjermani, Hagë në Holandë, drejtues të qytetit nga Argjentina, Liberia dhe vende të tjera.

Parlamenti Global i Kryetarëve të Bashkive bën përpjekje për një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme përmes forcimit të pushteteve lokale, d.m.th. të qyteteve.

Selia e organizatës është në Hagë.

Burimi: Bujanovacke, Trupi koordinus