Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI I KOMUNËS SË BUJANOCIT NGA QEVERIA E REPUBLIKES SË SËRBIS PO KËRKON 100 MILION DINARË PËR INFRASTRUKTURËN

25. janar 2018.

Bujanovc Vrajë – Në takimin e djeshëm që është mbajtur në Vranjë, kryetarët e rrethit të Pçinjës me nënkryetarën e Qeveriës Republikës së Sërbis Zorana Mihajlloviq, Shaip Kamberi kryetari I komës së Bujanocit, ka kërkuar mbështetje finasiare për disa projekte infrastrukturore për komunën e Bujanocit. 

Në një takim në Vranjë, kryetari i komunës së Bujanocit ftoi Qeverinë e Republikës së Serbisë për të financuar zhvillimin e dokumentacionit të projektit për dy zona industriale, ndërtimin e kolektorëve dhe rindërtimin e rrugëve të Bujanoc-Gjilane dhe Samolica-Biljaç.

Vlera e këtyre investimeve vlerësohet të jetë 100 milionë dinarë, njoftoi komuna e Bujanovcit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi koordinues