Arkiva e lajmeve
                   

KRYEMINISTRI ME LIDERAT SHQIPTARË NGA JUGU I SËRBIS MË 10 TETOR NË BEOGRAD

9. tetor 2013.

Bujanovc-Kryetari I trupit koordinues për komunat Preshevë,Bujanovc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq tha se kryeministri I Sërbis Ivica Daqiq do të bisedoj me përfaqësuesit e partive politike shqiptare nga jugu I Sërbis me 10 tetor në Beograd.

 Stankoviq pas takimit me përfaqësuesit e partive politike sërbe në Bujanovc tha se është gjithqka në rregull për takimin e kryeministrit Daqiq me liderët shqipëtar dhe se gjat muajit tetor edhe ministrat do të bisedojn me perfaqësuesit shqipëtar.

“Pas takimit me kryeministrin në pjesën e dytë të muajit tetor është e parapar qe minstrja e shëndetit Sllavica Gjukiq Dejanoviq të vizitoj Preshevën.Ne intenzivisht do të fillojm ti zgjidhim problemet mjedisore të qytetarëve Preshevës,Bujanovcit dhe Medvegjës  mbështetur në shtatë pika që janë miratuar nga qeveria e Sërbis në mbledhjen e 6 qershorit”tha Stankoviq.Ai ka sqaruar se qeveria e Sërbis dhe trupi koordinues kan analizuar qka është realizuar dhe zgjedhur 12 vitet e fundit,por edhe ato që nuk kan përfunduar në tri komunat.

“Ne kemi biseduar me të gjith ata njerëz të cilët kan marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve dhe në atë drejtim kemi biseduar edhe me Nebojsha Coviq në dy raste,I cili udhëhiqte prej vitit 2001 deri më 2005 Trupin Koordinues.Dëshirojm që të gjithë të materializohen dhe ti mbledhim në një vend dhe të themi se shteti gjat 12 viteve të kaluara ka marrë ato përgjegjësi.Realizimi I këtyre përgjegjsive duhet të realizohet  dhe të thuhet se qka është realizuar dhe qka jo” theksoi Stankoviq.

Pas takimit me liderët e partive politike Sërbe në Bujanovc zavendës kryetari I komunës së Bujanovcit Stojanca Arsiq tha se serbët janë të kënaqur me punën e trupit koordinues.Ai konfirmoi se kan marrë premtimin se do të filloj me zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës dhe ekonomis në jug të Sërbis.

Kryetari i trupit koordinues Zoran Stankoviq biesdoi në Bujanovc dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Europian  në Sërbi Majkëll Devenport.

Në mbledhje është vlersuar se zhvillimi i jugut të Sërbis është prioritet për Sërbin dhe Bashkimin Europian.Devenport tha se është hëra e parë si shef i delegacionit Europian në Sërbi që viziton jugun e Sërbis,duke theksuar që të mbështet secilin plan qe kontribon në mirqënien e zonës.

Delegacioni i Bashkimit Europian është e angazhur këtu dhe dëshirojm të vazhdojm bashkpunimin me Trupin Koordinues dhe me tri komunat,qe me një bashkpunim përmirsojmë situatën për qytetarët.Ne do të vazhdojm gjithashtu me projektin tonë Progres dhe mendoj që do të këm mundësin sot dhe nesër të shoh disa rezultate konkrete dhe bisedoj me qytetarët, tha Devenport.

Kryetari i Trupit Koordinues theksoi se krijimi i vendeve të reja të punës në tri komuna është detyra më e rëndësishme dhe se shefi i delegacionit BE ka shprehur nevoj të madhe se aktivitetet e zhvillimit në këtë rajon do të ndodhin shum shpejt,gjithpërfshirëse dhe që me forca të përbashkëta përmirsojm jeten dhe punën.Stankoviq theksoi nevojën për të siguruar më shumë vende pune, sepse kjo është arsyeja kryesore për lëvizjen e njerëzve nga këto komuna dhe rritjen e numrit të azilkërkuesve.Stankoviq gjithashtu theksoi se në vitin e ardhshëm në Bujanovc do të hapet edhe një shkollë e lartë.

Burimi:Politika,RTS,Trupi Koordinues