Arkiva e lajmeve
                   

KRYEMINISTRI CVETKOVIQ HAPË FAKULTETIN NË MEDVEGJË

9. tetor 2009.

MEDVEGJË – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë së bashku me Ministrinë e arsimit dhe me mbështetjen finansiare të Agjensionit Amerikan për zhvillim ndërkombëtarë (USAID) si dhe me mbështetjen e Misionit Europian për bashkëpunim dhe siguri (OSBE) në Serbi studentëve shqipëtarë dhe serbë në Medvegjë u siguroi mësimin në gjuhën e tyre amtare. Të hënën më 12 tetorë në ora 13.00 do të bëhet hapja solemne e paraleles së ndarë nga ana e Kryetarit të Qeverisë së Serbisë Mirko Cvetkoviq. Indeksat e parë do t’i dorëzojë Kryetari i Trupit Koordinues, ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq si dhe Ministri i arsimit Zharko Obradoviq.

Në hapjen e këtyre paraleleve të fakultetit mjaftë me rëndësi për jugun e Sërbisë do të marë pjesë edhe ministri i për punë dhe mirëqenie sociale e njëherit edhe ish kryetarë i Trupit Koordinues  Rasim Lajiq, përfaqësuesit diplomatik, misioni i OSBE-së si dhe përfaqësuesit e pushteteve lokale si dhe shoqërive civile nga rrethi i Jabllanicës dhe Pçinjës.

Hapja e fakutetit në Medvegjë është një qëllim strategjik i Tupit koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë. Qëllimi i këtij projekti është përforcimi i të gjitha shoqërive etnike si dhe arsimi sa më kualitativ në gjuhën shqipe dhe serbe.

Në shtojcë është programi i hapjes ceremoniale të fakultetit në Medvegjë

Për informata më të hollësishme mundeni të kontaktoni Nebojsha Andriq nga Shërbimi i Trupit koordinues në tel: 066/389-264 dhe Ana Brnabiq ne tel: 065/221-5480