Arkiva e lajmeve
                   

KONTRABANDË DROGE LLAZAREVCË-PRESHEVË

23. janar 2014.

Bograd–Preshevë - Policia e Beogradit në bashkëpunim me shërbimin policor të Llazarevcit, pas një pune operative disa mujore, ka arrestuar Gj.J (1984) nga Llazarevci dhe Q.T (1973) nga Presheva, për shkak të dyshimit se  kanë kryer vepër penale duke  prodhuar dhe shitur drogë.

I dyshuari GJ.J nga i dyshuari Q.T në qytetin e Nishit ka marrë mostra të heroinës me qëllim që të përcaktohet kualiteti i drogës. Pasi kishte konstatuar pastërtinë e heroinës, Gj.J kishte porositur heroinë dhe përzierje të paracetamolit dhe kofeinës me vlerë prej 35.000 euro, me qëllim që ti shesë tutje nëpërmjet rrjetit të tij në teritorin e Beogradit dhe komunës së Llazarevcit.

Sipas marrëveshjes që kishin arritur, ku është bërë dorëzim-pranimi i drogës në vendin ku bëhet pagesa për autostradë "Nais", ku pastaj Gj.J me veturë ishte nisur drejt Beogradit.

Pjesëtarët e policisë të qytetit të Beogradit në autosradën Beograd – Nish në pikën e pagesës, ka arrestuar Gj.J, ku tek ai kanë gjetur nën ulëse 2 kilogram heroinë dhe 1 kilogram paracetamol dhe kofein, ndërsa Q.T është arrestuar në Vranjë.

Në Vrajë është arrestuar Q.T

Të dyshuarve iu është caktuar masa e mbajtjes në stacionin policor në afat kohor prej 48 orëve, dhe ata përmes veprës penale që e kanë kryer, do ti iu dorëzohen Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd

Burimi : Jugpres dhe Trupi Koordinues