Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI SHPËRBLYES I CAAS-IT PËR GAZETARI QYTETARE

20. nëntor 2018.

Beograd - Një epokë e re na solli kanale të reja mediatike dhe bëri një ndikim të fortë në profesione të ndryshme. Digjitalizimi i medias lejoi shpejtësinë e paimagjinueshme të rrjedhës së informacionit, por gjithashtu kontribuoi në përhapjen e lajmit të rremë dhe dezinformimit. Brezat e gazetarëve të rinj fillojnë karrierën e tyre profesionale dhe zhvillohen në rrjetet sociale, së pari në You Tube. Kontakti i drejtpërdrejtë me publikun dhe qasja e mediave të reja janë një sfidë e madhe për gazetarinë. Qendra e Studimit Kundër Korrupsionit (CAAS) dëshiron të punojë me ju në decentralizimin dhe demokratizimin e skenës mediatike!

CAAS-i fton të gjithë qytetarët e interesuar që ta shikojnë kursin në You Tube rreth gazetarisë qytetare, i cili është i qasur në CAAS https://ëëë.youtube.com/watch?v=ëGuHXpjj2EY&list=PL9csqUp4rg22o0IzjbdNYgDAK7my5ctMR, dhe të dëërgojë propozimet e tyre në https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSck1RazlnIM8gtxumaRDB7XXëziMCRRLLp1dP-n9mAL1hKnFë/viewform

Lektorët janë gazetarë hulumtues të njohur serbë. Përmes gjashtë leksioneve, ju do të mësoni rreth sfidave të gazetarisë civile, si dhe tejkalimin e të gjitha pengesave. Tani, mes jush dhe tregimit tuaj, është vetëm vendimi yt.

Nëse keni të bëni me tema lokale të cilat nuk janë të transmetuar mirë nga mediat, ose keni informacion të brendshëm ekskluziv ose dëshironi të tregoni një shembull të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut, tani keni mundësi për të arritur një audiencë më të gjerë.

Inçizoni një  material të shkurtër me telefonin tuaj celular dhe tregoni tregimin tuaj!

Materialet më të mira do të transmetohen në konferencën për lirinë e medias të organizuar nga CAAS më 15 dhjetor në Beograd, dhe më të mirët e të gjithë të paraqitura, sipas jurisë së ekspertëve do të shpërblehen me të holla.

Ваше видео прилоге можете пријавити на

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSck1RazlnIM8gtxumaRDB7XXwziMCRRLLp1dP-n9mAL1hKnFw/viewform deri 28.11

Burimi: Portal Mladi dhe Trupi Koordinues