Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PUBLIK PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN FALAS “PËRKRAHJA NË ZHVILLIMIN E KAPACITETEVE EKSPORTUESE TË AGROBIZNESIT TË KOMPANIVE NË REPUBLIKËN E SERBISË”

17. gusht 2017.

Lënda e konkursi: zgjedhja e agrobiznes kompanive/kooperativave/shoqatave të prodhuesve të cilët përfaqësuesit kanë marrë pjesë në programin e trajnimit i cili ka për qëllim zhvillimin dhe avansimin e kapaciteteve eksportuese.

Fusha e ftesës publike: zhvillimi i bujqësisë dhe industrisë ushqimore.

Qëllimi i përgjitshëm i konkursit: avansimi i potencialeve eksportuese të sektorit të agrobiznesit në Republikën e Serbisë me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të bilansit të jashtëm tregtar në sektorin e bujqësisë dhe industrisë ushqimore.

Fushat tematike prioritare në kuadër të programit të trajnimit janë:
• avansimi i biznesit dhe performancës eksportuese të kompanive të agrobiznesit;
• strategjia eksportuese dhe qasja në tregjet e reja;
• analiza e ofertës dhe hulumtimit;
• zhvillimi i prodhimeve të reja;
• regullativa ligjore, rregulloret dhe kërkesat për eksport të prodhimeve në tregjet e huaja;
• strategjia e negociatave biznesore;
• standardet e kualitetit dhe çertifikimi;
• marketingu, brendimi i prodhimeve, dizajni, paketimi dhe shënimi.

Kushtet e përgjithshme për pjesëmarrje: pjesëmarrësit e trajnimit duhen të jenë përfaqësues të kompanive të orjentuara eksportuese, apo kooperativave, shoqatatave të regjistruara në territorin e Republikës së Serbisë dhe të regjistruara në Agjensionin për Regjistra Ekonomik të cilat merren me prodhimin dhe përpunimin e perimeve, pemëve, mishit dhe qumshtit.

Të dhënat e përgjithsme rreth programit të trajnimit:
1. programi për trajnim është pjesë e aktiviteteve në kuadër të projektit “Ndihmë për tregëtinë – përkrahje për zhvillimin e kapaciteteve prodhuese të sektorit agroindustrial në Serbi”, i cili financohet nga Qeveria e Federatës Ruse, ndërsa të cilin e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP);
2. është planifikuar mbajtja e 10 trajnimeve dyditore në periudhën shtator – nëntor 2017;
3. është planifikuar pjesëmarrja e 20 pjesëmarrësve në kuadër të një trajnimit dydito, 200 pjesëmarrës gjithsej për programin e plotë të trajnimit;
4. pas përfundimit të programit, do të zgjidhen deri 10 kompani më të mira të cilat me projekt do të sigurojnë ndihmë profesionale konsulltative në aspektin e çertifikimit dhe vendosjes së standardit të pranuar kualitativ ndërkombëtar. Kompanitë vet do të financojnë ndryshimet e nevojshme infrastrukturore.

Paraqitja në konkurs: pyetësorin e plotësuar duhet ta dërgoni në adresën elektronike milica.tosic@undp.org, më së voni deri më 1 shtator 2017.

Trajnimi për kandidatët e zgjedhur do të jet falas.

Për më shumë informacione lidhur më këtë ftesë publike mund t`i gjeni në këtë link: http://www.minpolj.gov.rs/javni-konkurs-za-ucesce-u-programu-obuke-podrska-razvoju-izvoznih-kapaciteta-agrobiznis-kompanija-u-republici-srbiji/

Burimi: Ministria e Bujqwsisw dhe Trupi Koordinues