Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR VIDEO INÇIZIMET, FOTOGRAFITË DHE TREGIMET E SHKURTËRA PËR PËRKRAHJEN E PERSONAVE TË LGBT-SË

17. dhjetor 2015.

Shoqata ALETRO dhe Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave e Qeverisë së Republikës së Serbisë ftojnë të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në konkursin për video inçizimet, fotografitë dhe tregimet e shkurtëra për përkrahjen e personave të LGBT-së në Serbi.

Konkursi për të gjithë të interesuarit është hapur prej 20 nëntorit deri 20 dhjetor 2015. Konkursi përfshin videot e shkurtëra (deri 2 minuta) të porosive arfimative dhe përkrahëse ndaj personave LGBT-së të cilët jetojnë në Serbi, dhe/ose fotografitë mbështetëse.

Konkursi përfshin edhe ftesën për dorëzimin e tregimeve personale të personave LGBT-së për procesin e “coming out-a” të famijljes, miqëve, në rrethin e punës, si dhe për problematikën e egzistimit të përditshëm të personave LGBT, sfidave me të cilat ballafaqohen, si dhe stereotipet, paragjykimet, dhunën dhe diskriminimin. Tregimet më të mira do të zgjidhen nga ana e ekipit ALTERO-s dhe do të publikohen elektronisht në ueb faqen e organizatës dhe të cilat do të jenë të lira për distribuim.

Videot dhe fotografitë më të mira, të zgjedhura nga ana e ALTEROS, do të bëhen pjesë e filmit amater me metrazh të shkurtër për projektin “Sëbashku për rrespektimin e LGBT personave”, i cili përfshin edhe forum teatrin e shfaqjeve, në shumë qytete në Serbi. Premiera e filmit do të jetë në muajin shkurt, kur dhe do të kryhet projekti.

Punimet mund të dërgohen në adresën: youthforumforgenderequalit@gmail.com deri më 20 dhjetor 2015, me titullin “Foto/video konkurs”, ose “Konkurs za licnu pricu”.

Duhet bashkangjitur edhe të dhënat personale të autorit: emri, adresa, e-maili, telefoni. Ekipi i ALTERO-s të dhënat e pjesëmarrësve do t`i ruaj në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave.

Secili punim i dërguar duhet të përmbaj deklaratën e shkruar të cilën personi jep garancion që punimi është rezultat i veti (nëse është punim i përbashkët, deklaratën e nënshkruajn grupi i autorëve) dhe deklaratën që organizatori mund që punimin e vet pa tarifë të publikoj në publikimin online, i cili mund lirshëm të distribuohet.

Udhëzim rreth mënyrës së dorëzimit të punimeve:

*Video inçizimi duhet të jet maksimalisht deri në dy minuta (120 sekunda), në rezulutën jo më të vogël se 640 x 480 piksel.

*Fotografitë mund të jen minimalisht të madhësisë 2.500 piksel, më së shumti 3.500 piksel. Në e-mailin e dërguar do të duhej që të përshkruhen motivet dhe arsyeja se përse fotografia është adekuate për konkursin e publikuar si dhe të dhënat personale të autorit.

* Tregimet personale për egzistencën e personave LGBT në Serbi, mund të jen maksimalisht deri 1000 karaktere.

Qëllimi i konkursit është rritja e vetëdijes së të rinjëve në Serbi që mbështetja e afirmimit të drejtave të njeriut dhe rrespektimit të dizervitetit vjen nga profesionet e ndryshme të njerëzve, profesioneve, të cilat nuk duhet dhe nuk kanë të bejnë me personat LGBT-së

Konkursi është pjesë e video dhe online fushatës në kuadër të projektit “Sëbashku për rrespektimin e personave LGBT”, i cili është përkrahur nga ana e Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave të Republikës së Serbisë, në kuadër të projektit “Krijimi i tolerancës dhe mirëkuptimit ndaj personave LGBT-së në shoqërinë serbe”.

Burimi: Shoqata ALTERO, Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues