Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR SHKOLLAT FILLORE PËR PJESËMARRJE NË PROJEKTIN “SËBASHKU DREJT SHKOLLËS SË MESME – PËRKRAHJA PËR FËMIJËT NGA GRUPET E CENUESHME PËR TË KALUAR NË SHKOLLËN E MESME” (AFATI 24.03.2017)

21. mars 2017.

Fondacioni i Fëmijëve Pestaloci (Pestalozzi Children’s Foundation) dhe Qendra për Politika Arsimore realizon projektin “Sëbashku drejt shkollës së mesme – përkrahja për fëmijët nga grupet e cenueshme për të kaluar në shkollën e mesme”.

Qëllimi i projektit është që të kontribuoj në rritjen e numrit të pjesëmarrësve nga grupet e prekura të cilat vazhdojnë arsimimin në nivelin e shkollës së mesme përmes forcimit të shkollave fillore që t`i krijojnë rreth potencial për mësim dhe realizimin e aktiviteteve konkrete të parapara në projekt, të cilat inkurajojnë dhe motivojnë nxënësit dhe nxënëset nga grupet e prekura që të regjistrohen në shkollën e mesme.

Projekti “Sëbashku drejt shkollës së mesme – përkrahja për fëmijët nga grupet e cenueshme për të kaluar në shkollën e mesme”, do të realizohet në 10 shkollat fillore të zgjedhura, ndërsa të cilat gjenden në territorin e komunave/qyteteve larg ktyre vendeve në këtë Ftesë. Komunat/Qytetet të zgjedhura në bazë të kritereve për identifikimin e komunave në të cilat egziston nevoja e rritur për intervenimin e dedikuar në rritjen  e tranzicionit të nxënësve në shkollat e mesme.

Projekti zgjat prej janarit 2017, deri më dhjetor 2017, dhe do të përfshijë vitin shkollor 2017/2018 dhe 2018/2019. Akivitetet konkrete dhe punën intensive me shkollat janë të planifikuara nga gjysma e dytë e prillit të vitit 2017.

Duke u paraqitur në këtë ftesë të shkollës fitojnë mundësi që të jenë të përzgjedhur për pjesëmarrje në projekt, ndërsa me këtë edhe të forcohen kapacitet për ofrimin e përkrahjes së pjesëmarrësve nga grupet e cenuara për regjistrim në shkollën e mesme, përmes pjesëmarrjes në seminaret e akredituara si edhe trajnimet të cilat janë të zhvilluara në kuadër të projektit. Përveç kësaj, shkollat e përzgjedhura do të fitojnë grante në vlerë prej 3.600 eurove, në kundërvlerë në dinarë, për realizimin aktiviteteve projektuese.

Për pjesëmarrje në projekt mund të paraqiten të gjitha shkollat fillore themelues i të cilit është Republika e Serbisë, krahina autonome apo njësia e vetqeverisjes lokale nga këto komuna/qytete:

Aleksinca, Alibunari, Bella Cërkva, Beçej, Bogatiq, Bor, Bujanoc, Barvarin, Veliko Gradishte, Vellika Pllana, Vlladiçin Hani, Vlladimircë, Vllasotincë, Qyteti i Nishit, Despotocë, Dolevac, Zhabal, Zhitishte, Zhitorogja, Klladovë, Knjazhevcë, Kovaçica, Krupali, Kurshumlia, Lebani, Leskoci, Negotini, Novi Beçeji, Novi Pazari, Paraqini, Petrovcë në Mllavi, Preshevë, Prokuple, Svillajnac, Sërbobranm Surdulicë, Tutinë, Gjupri, Ub.

Për më shumë informacione rreth konkursit dhe dokumentacionit paraqitës mund t`i merrni në këtë adresë http://socijalnoukljucivanje.gov.rs/sr

Burimi: www.cep.edu.rs dhe Trupi Koordinues