Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR PROGRAMIN “IDETË E GJELBËRTA" ËSHTË HAPUR (AFATI:31 MARS 2021)

5. mars 2021.

Programi " Idetë e  Gjelbërta" ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve të bashkuar në zhvillimin e ideve të gjelbra sipërmarrëse në Serbi. Idetë e gjelbra sipërmarrëse janë ide inovative që zbatojnë teknologjitë dhe njohuritë e sektorit të biznesit për të organizuar dhe bashkërisht zgjidhur problemet sociale, duke u mbështetur në burimet e komunitetit dhe duke mbrojtur mjedisin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Përmes programit, përmes një konkursi publik, tre donacione me 5,000.00 dollarë amerikanë u jepen shoqatave të qytetarëve, fondacionet, fondet, kooperativat dhe kompanitë që planifikojnë të bëhen sipërmarrës të solidaritetit ose fillestarë të solidaritetit.

Ftesa për dorëzimin e paraqitjeve është e hapur deri më 31 mars 2021.

Për pyetje dhe inforamcione shtesë  kontaktoni ekipin e "Fondacionit Trag" përmes postës elektronike  zeleneideje@tragfondacija.org.

Informacione shtesë në lidhje me konkursin, si dhe udhëzimet e aplikimit dhe formularët e aplikimit, janë në dispozicion në https://tragfondacija.org/otvoren-konkurs-za-program-zelene-ideje/.

Burimi: “Fondacioni  Trag” dhe Trupi Koordinues