Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR NDARJEN E GRANTEVE PËR PROJEKTET E ZHVILLIMIT TË TURIZMIT NË VITIN 2020

21. janar 2020.

Ministria e tregtisë, turizmit dhe telekomunacionit ka shpallur konkurs publik për ndarjen granteve për financimin e projekteve të zhvillimit të turizmit në vitin 2020.

Konkursi parashikon mbështetje për projekte për promovimin e produkteve të turizmit, destinacioneve turistike dhe zonave turistike të Serbisë dhe promovimin e turizmit dhe hotelierisë, promovimin dhe zbatimin e sondazheve statistikore dhe metodologjinë e llogarive satelitore, si dhe projekteve të edukimit dhe trajnimit në turizëm.

Institucionet jofitimprurëse kanë të drejtë të përdorin fondet.

Kriteret e mëposhtme do të respektohen gjatë ndarjes së fondeve:

1) referencat e projektit: zona në të cilën po zbatohet projekti, kohëzgjatja e projektit , numri i përgjithshëm i personave që kërkohen për të përfunduar projektin;

2) përmbushja e objektivave, ose ndikimi në zhvillimin e produkteve të turizmit dhe zonave turistike, si dhe përputhja me Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit;

3) vlerësimi i proporcionalitetit të fondeve të kërkuara dhe rezultateve të pritura;

4) qëndrueshmëria e projektit;

5) të sigurojnë bashkëfinancim nga burimet tjera: të ardhurat e veta, buxheti i Republikës së Serbisë, krahina autonome ose njësia e vetëqeverisjes lokale, fondet e BE-së, donacionet, trashëgimi, kredi etj;

6). përmbushje e detyrimeve kontraktore për fondet e aprovuara në periudhën e kaluar.

Ministria e tregtisë, turizmit dhe telekomunacionit mtt.gov.rs.

Kërkesa për përdorimin e subvencioneve dhe granteve i dorëzohet Ministrisë së tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionit, Sektorit për turizëm, Nemanjina nr. 22-26, Beograd, ekskluzivisht me postë ose përmes zyrës së Ministrisë.

Teksti i konkursit dhe formularët e aplikimit për marrjen e granteve janë në dispozicion në https://mtt.gov.rs/slider/konkurs-za-dodllu-proj-raz-20

Burimi: Ministria e tregtisë, turizmit dhe telekominikimit dhe Trupi Koordinues