Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR INKURAJIMIN E INVESTIMEVE NË PRODHIMIN PRIMAR TË BUJQËSISË

14. tetor 2014.

Leskoc – Në shenjë mbështetje Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor për prodhuesit e regjistruar të bujqësisë, ka sjellur Rregulloren mbi inkujarimin për të mbështetur investimet në prodhimin primar të bujqësisë.

Me këtë Rregullore janë të përfshira stimujt të cilat lidhen në programin për mbështetje të investimeve të prodhimeve primare bimore dhe blegtorale, edhe atë për:

-Blerjen e maqinerisë së re dhe paisjeve për: ujitje, mbrojtjen nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barërat e këqija, breshërit, temperaturave të ulëta dhe të larta, paisjet për mbjellje dhe korrje, ndërtimin e objekteve për ftohje dhe blerjen e paisjeve të reja për këto objekte, blerjen e serrave të reja dhe paisjet për hapësirat mbrojtëse, paisjet për përgaditjen dhe  kalibrimin e produkteve për treg dhe ndërtimin e objekteve për ruatjen e grurit;

-Blerjen e paisjeve të reja për përmirësimin e organizimit dhe efikasitetit të prodhimeve blegtorale dhe përgaditjen e ushqimit të kafshëve, ku bëjnë pjesë: blerja e paisjeve të reja për mbarështimin e lopëve qumshtore, viçave, deleve, dhive, derrave dhe shpezëve, blerjen e kafshëve me cilësi të lartë mbarështimi, paisjet për  fermat e peshkut dhe bletëve, paisjet me të cilat bëhet mbrotja e përkujdesjes ndaj kafshëve dhe pajisjet për ruajtjen, shpërndarjen, ndarjen dhe trajtimin e plehut organik.

Të drejtë për të pasur stimuj kanë: personat fizik të cilat janë bartës të pronave të regjistruara bujqësore, sipërmarrësit, shoqëritë ekonomike, kooperativat bujqësore dhe shkollat e mesme për profilet arsimore në fushat e bujqësisë, prodhimit dhe përpunimit të ushqimit.

Vlera e përgjithshme më lartë e stimujve sipas bartësit të kërkesave është dy milion dinarë, ndërsa për qëllime të veçanta, siç janë ndërtimi, zgjërimi, rekontruktuimi apo renovimi i objekteve ftohëse dhe objekteve të reja për të ruajtur grurin, edhe deri në pesë milionë dinarë.

Kërkesa për përdorimin e stimujve dorëzohen në ministrinë e cila është kompetente për punët që kanë të bëjnë me bujqësinë – Drejtorisë për Pagesa Agrare (Hajduk Veljkova 4-6, 1500 Shabac), deri më 1 nëntor 2014.

Për të gjitha informatat shtesë dhe dekomentacionin e nevojshëm, të interesuarit mund të lajmërohen në Shërbimin bujqësor këshilldhënës dhe profesional në Leskoc (Jug Bogdanova 8a, Leskovac, Tel: 016 212 246, E-mail: zavodle@open.telekom.rsi cili të interesuarve do të ofrojë ndihmë edhe rreth plotësimit së formularëve.

Teksti i konkursit gjendet në: http://rra-jug.rs/?file_id=38

 

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues