Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR “IDETË E GJELBËRTA”

28. prill 2016.

Fondacioni Trag në partneritet me Fondit e Vllezërve të Rokfeler (RBF) dhe Banka Erste, për vitin e katërt me radhë organizon konkurs të Forumit Nacional për Idetë e Gjelbërta. Qëllimi i konkusit është njohja dhe mbështetja e ideve me qëndrueshmërisë më të madhe potenciale, përkatësisht realizimi i ndikimit socio-ekonomik zhvillimor në bashkësinë lokale, përmes ruajtjes së resursve natyrore dhe mjedisit jetësor.

Konkursi për paraqitjen e ideve do të jetë i hapur më 2 mja 2016, në ora 17.

Forumi nacional për Idetë e Gjelbërta është dedikuar individëve potencial, shoqërive dhe kompanive të vogla për zhvillimin e ideve të bizneseve të gjelbërta, të cilat përdorin resurset lokale dhe revitalizimin e prodhimit tradicional. Në konkurs mund të paraqiten projektet të cilat në mënyrë të barabartë përfshijnë të gjitha elementet e zhvillimit të qëndrueshëm, përkatësisht ato të cilat përveç qëndrueshmërisë financiare kreativisht zgjidhin problemet ekonomike, shoqërore dhe të mjedisit jetësor. Përparësi do të kenë idetë të cilat mbështeten në resurset lokale, duke përfshirë punësimin e banorëve lokal dhe përdorimin e diturive dhe aftësive të tyre, dhe të cilat përmbajnë edhe projekt planet afariste dhe planet e mbrojtjes dhe avansimit të mjedisit jetësor.

Në konkurs mund të paraqiten: individët, shoqëritë e regjistruara në bazë të Ligjit mbi Shoqatat, amviseritë e regjsitruara të bujqëve, kompanitë e vogla dhe ndërmarrësit të cilët kanë pasur qarkullim më të vogël se 10.000 euro.

Tri idetë të cilat do të vlerësohen si më të rëndësishme për ndryshimet e duhura në nivelin lokal do të shpërblehen nga 5.000 dollarë.

Përveç çmimit në Forumin Nacional të gjithë idetë e shpërblyera do të marrin pjesë në korrik 2016, në Forumin Rajonal të Fondit të Vëllerëzve Rokfeller (RBF) në Serbi, përmes mundësisë që të garohet për çmimin shtesë prej 10.000 dollarëve. Projektet e shpërblyera do të mbështeten përmes konsulltimeve dhe mentorimit me qëllim që të bëhen konkurentë dhe të qëndrueshëm për një periudh të gjatë.

Bartësit e ideve projektuese në konkurs paraqiten përmes formularit aplikues, i cili mund të mirren në ueb faqen www.tragfondacija.org. Formulari aplikues i plotësuar duhet të dërgohet deri në 2 maj 2016, në ora 17, përmes mënyrës elektronike në adresën: zeleneideje@tragfondacija.org.

Burimi: Fondacioni Trag dhe Trupi Koordinues