Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR ÇMIMIN ZHANA BORISAVLEVIQ

1. mars 2016.

Fondacioni “Kape jetën”, shpallë konkurs për çmimin Zhana Borisavleviq, për kontributin e zhvillimit të shoqërisë arsimore në të cilën ruhen vlerat njerëzore.

Çmimi është vendosur në shenjë përkujtimi të Zhana Borisavleviqit, kryetares së organizatës Obrazovanje Plus, dhe i cili paraqet përprekjet e të gjithëve të cilët mundohen që të avansojnë proceset arsimore formale dhe joformale, ndërsa para së gjithash atyrëve të cilët inspirojnë dhe motivojnë të tjerët që të zhvillohen, që të ndryshojnë në të mirë, të zgjerojnë energjinë pozitive, të promovojnë diturinë, edukatën, tolerancën, humanitetin, kujdesin dhe dashurinë për të tjerët, si dhe besimin që me qendrimet tjera të formojnë jetën e tyre, ndërsa me veprat tjera t`i ndryshojmë edhe jetën e njerëzve të tjerë.

Çmimi për vitin 2015, ndahet në kategorinë e edukator/bashkëpuntor profesional, ndërsa të drejtë pjesëmarrje në konkurs kanë të gjithë të punësuarit në të gjitha insitucionet parashkollore në Serbi.

Kriteret të cilat do të vlerësohen janë: puna në avansimin personal dhe profesional, kreativiteti dhe inovatiteti në punë, qasja holistike e arsimit dhe implementimi i vlerave jetësore në procesin arsimor, kolegial dhe zhvillimi i atmosferës pozitive në institucion.
 

Paraqitja për konkurs duhet të përmbaj formularin e plotësuar regjistrues dhe dokomunetacioni shtesë relevant (vërtetimin, rekomandimin, diplomat..).

Paraqitjet është e nevojshme të dërgohen deri më 31 mars 2016, në adresën uhvatizivot@oplus.org.rs.

Fituesit të çmimit do t`i ndahet pllakatë dhe shuma e të hollave simbolike (prej 20.000 dinarëve) në takimet profesionale pranverore “Edukatorët-edukatorëve”, prej datës 21 deri 24 prill 2016, në Klladovë.

Formularin regjistrues mund ta merrni këtu http://www.oplus.org.rs/nagrada-zana-borisavljevic-za-2015-godinu/

Telefoni dhe informacionet: 063 850 93 50

Burimi: Fondacioni “Kape jetën” dhe Trupi Koordinues