Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR ÇMIMIN MEDIATIK PËR TOLERANCË (AFATI: 05.09.2017)

14. korrik 2017.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, Komesari për Mbrojtjen e Barazisë, përmes përkrahjes së Misionit të OSBE-së në Serbi, ndan çmimin vjetor mediatik për tekstet më të mira dhe kronikat mediale në temën kundër luftës diskriminimit dhe promovimin e barazisë dhe tolerancës. Qëllimi i konkursit është promovimi mediatik i vlerave siç është: barazia, tolerance, shkatrrimi paragjykimeve dhe stereotipeve ndaj grupeve të margjinalizuara dhe të rrezikuara, si edhe rritja e shikushmërisë së institucionit të Komesarit për Mbrojtjen e Barazisë.

Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë gazetarët dhe gazetaret e të gjitha mediave të shtypura, elektronike lokale dhe nacionale të regjistruala në Serbi, të cilat publikojnë tekstet/kronika në temën e konkursit në periudhën prej 5 shtatorit 2016, deri më 5 shtator 2047.

Kriteret në bazë të cilit pjesëmarrësit do të vlerësohen janë: njoha e fenomenit të diskriminimit, kontributi në zvogëlimin e stereotipeve dhe paragjykimeve, raportimi afirmativ, promovimi i barazisë dhe përodrimi i gjuhës gjinore të ndjeshme.

Parasysh do të merren radio kronikat dhe ato televizive në kohëzgjatje më së shumti prej 3 minutave dhe më së shumti 30 minuta për reportazhe.

Tesktet dhe kronikat mediale është e nevojshme që të dërgohen në periudhën prej 5 qershori deri më 5 shtator 2017, në adresën: poverenik@ravnopravnost.gov.rs . Paraqitja e konkursit duhet të përmbaj tekstin dhe kronikën mediale, si dhe biografinë e shkurt me kontaktet e autorit/autores. Formati i paraqitjes: për radio dhe television – linku me kronikën e emituar, për mediat e shkruara dhe internet – linku dhe teksti i publikuar në formatin PDF.

Fituesit e çmimit të parë do të vizitojnë njërën nga shtëpitë mediatike europiane, e cila ka praktika të mira në raportim mbi drejtat e njeriut.

Për të gjitha informatat shtesë mund t`i drejtoheni Tamara Vllashkallin në tamara.vlaskalin@ravnopravnost.gov.rs apo në telefonat 011 243-64-64 и 011 243-80-20.

Për më shumë informata vizitoni adresën ravnopravnost.gov.rs

Burimi: ravnopravnost.gov.rs dhe Trupi Koordinues