Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR AVANSIMIN E POZITËS SË PERSONAVE ME INVALIDITET NË REPUBLIKËN E SERBISË NË VITI 2018

7. shkurt 2018.

Ministria e Punës, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane ka shpallur konkurs për financimin apo pjesëmarrjen në financimin e aktiviteteve programore të lidhjeve të shoqatave të personave me invaliditet në nivel republikan apo krahinor, të cilat aktivitete realizohet drejtëpërdrejt apo përmes punës së shoqatave lokale në sistemin e tyre, me qëllim të avansimin të pozitës së personave me invaliditet.

Mjete për këtë konkurs sigurohen nga buxheti i Republikës së Serbisë, përkatësisht nga fondi buxhetor për programet e mbrotjes dhe avansimit të pozitës së personave me invaliditet, në vlerë prej 240.000.000,00 dinarë, me të cilat sigurohet financimi apo pjesëmarrja në financimin e realizimit të aktiviteteve të cilat kanë për qëllim përmirësimin e pozitës së personave me invaliditet përmes:

  • Përmirësimi i pjesëmarrjes së informacioneve dhe largimi i barrierave komunikative;
  • Realizimi i programeve stimulative dhe inkluzive për arsye të pjesëmarrjes së plotë të personave me invaliditet në jetën në tërë bashkësinë shoqërore;
  • Rritja e nivelit të vetëdijes së bashkësisë për arsye të realizimit të mundësive të barabarta për jetën e pavarur të personave me invaliditet në mjedisin më të vogël restriktiv.

Propozimet e programit dorëzohen deri më 20 shkurt 2018, në zarfin e mbyllur, në adresën:
Ministria për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane
Sektori për Mbrojtjen e Personave me Invaliditet
Nemanjina 22-26, Beograd

Informacionet shtesë rreth konkursit mund të gjenden në Udhëzimet për aplikantët e propozimeve të programit ne Konkursin programor për avansimin e pozitës së personave me invaliditet në vitin 2018, të cilat gjenden në ueb faqen e Ministrisë për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane www.minrzs.gov.rs,, në kuadër të dokumentacionet konkurues. Informacionet mund të merren edhe përmes lidhjes telefonike në numrin 011/2646-096.

Burimi: Ministria e Punës, Punësimit dhe për çështjeve Veterane dhe Socilae dhe Trupi Koordinues