Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI NË KUADËR TË FUSHATËS “EUROPË, TI JE KJO”

20. shkurt 2017.

Nëse je nxënës i shkollës së mesme, jeni “nga aksioni” apo keni ide rreth asaj se çka është e nevojshme për shkollën tuaj të jetë sa më mirë, ndërsa ju edhe arsimtarët tuaj edhe më të suksseshëm, shkruani idenë në projekt dhe konkuroni për mjete!

Konkursi për garën shkollore, e cila është dedikuar për të gjithë nxënësit dhe nxënëset e shkollave të mesme nga 34 komuna të juglindjes dhe jugperendimit të Serbisë në të cilat realizohet program i Progresit Europian, është shpallur më 17 shkurt 2017. Nxënësit e interesuar sëbashku me arsimtarët e tyre, do të mund të propozojnë projektin i cili do të kontribuoj në arsimimin kualitativ dhe avansimin e kushteve për punë dhe mësim në kuadër të shkollës. Ekipi i cili ka idenë dhe diturinë më të mirë do të marrë mjete për projektin e tij në mënyrë që atë ta realizojë në vepër.

Grumbullimi i paraqitjeve do të zgjasë deri më 10 mars 2017, pas së cilës përmes ueb faqes “Europë, ti je kjo”, http://evropatositi.rs./ , do të organizohet votimi me tetë propozime më të mira, katër nga juglidnja dhe katër nga jugperendimi i Serbisë. Pastaj tetë ekipe projektet e të cilëve arrijnë më shumë votime online kanë marrë pjesë në garën gjysmëfinale në Nish, ku do të garojnë në dituritë rreth temave të cilat i përkasin UE-së dhe procesit të integrimeve europiane, të prezentuara në aplikacionin “Europa për me vete”, https://play.google.com/store/apps/details?id=rs.bos.evropazaponeti&hl=sr. Gara finale do të mbahet në maj në Novi Pazar, ndërsa dy ekipe të cilat fitojnë do të marrin mjete në vlerë prej 100.000 dinarë për realizimin e projekteve të propozuara në vepër.

Informacionet shtesë për paraqitje, të drejtat dhe votimin, nxënësit e interesuar dhe shkollat mund t`i gjejnë në ueb faqen evropatositi.rs.

Komunat e përfshira në program të Progresit Europian, të cilat i realizon Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS), janë Novi Pazari, Ivanjica, Nova Varoshi, Priboja, Prijepola, Rashka, Sjenica dhe Tutini në jugperëndim të Serbisë, Prokuplja, Blaca, Zhitoragja, Kurshumlija, Leskovci, Bojniku, Vlasotinca, Lebani, Medvegja, Cërna Trava, Vraja, Bosilegradi, Bujanoci, Vladiçin Hani, Presheva, Surdulica, Tërgovishtja, Brusi, Aleksinca, Gaxhin Hani, Dolevaci, Meroshina, Svrligu, Babushnica, Bela Palanka dhe Knjazhevci në juglindje. 

Burimi: “Europa, ti je kjo” dhe Trupi Koordinues