Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI I PROJEKTEVE „SELMA“ PËR IDETË PËR PARANDALIMIN E GJUHËS SË URREJTJES NË INTERNET

3. gusht 2018.

Projekti SELMA (të mësuarit social dhe emocional për të rritur ndërgjegjësimin për njëri tjetrin) është një projekt dyvjeçar i bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian, i cili synon të adresojë problemin e gjuhës së urrejtjes në internet përmes promovimit të ndërgjegjësimit të ndërsjellë, tolerancës dhe respektit.

Projekti SELMA fton të rinjtë në të gjithë Evropën nga 15 në 18 vjeç për të paraqitur idetë e tyre të reja në luftën kundër gjuhës së urrejtjes në internet.

Të rinjtë duhet të shoqërohen me të paktën një person të rritur, i cili mund të jetë mësues, aktivist i rinisë ose prind, dhe të hartojë zgjidhje të ndryshme që mund të jenë të dobishme në parandalimin e gjuhës së urrejtjes në internet. Idetë mund të jenë të ndryshme - nga zgjidhjet teknike, siç janë platformat, aplikacionet celulare ose standardet e reja në dizajn, programet arsimore dhe fushatat e ndërgjegjësimit publik.

Ekipeve do t'u jepet mundësia të marrin pjesë në ngjarjen "Hacking Hate", e cila do të mbahet në Berlin më 5 dhe 6 dhjetor 2018.

Afati i fundit për aplikim në konkurs është 20.9.2018.

Më shumë informacion mund të gjenden në

http://www.cimusee.org/mil-news-global/selma-hacking-hate-hackathon-2018-in-berlin/   

Burimi: Iniciativat Qytetare dhe Trupi Koordinues