Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI I PROGRESIT UE-së PËR AVANSIMIN E PUNËS NË ADMINISTRATAT LOKALE

19. nëntor 2014.

Beograd – PROGRES-i Europian ka shpallur ftesë publike për finansimin e projekteve për krijimin e dokumentacioneve teknike për projektet ekonomike dhe sociale të infrastrukturës, si edhe për përmirësimin e punës së administratës tatimore lokale. Të drejtë për pjesëmarrje kanë 34 vetqeverisje lokale nga juglindja dhe jugperendimi i Serbisë, të cilat janë të përfshira në realizimin e këtij programit zhvillimor.

Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës, donatorë të PROGRES-it Europian, kanë ndarë 1.78 milion euro, për përkrahjen e qyteteve dhe komunave në krijimin e dokumentacioneve teknike për projektet infrastrukturale në fushën e arsimimit të shëndetësisë, shërbimeve komunale dhe zhvillimit ekonomik. Vlera maksimale e secilit projekt individual është 50 mijë euro, ndërsa vetqeverisjet lokale duhen t’i sigurojnë pjesëmarrjen finansiare prej mësëpaku dhjetë përqind të vlerës së përgjithshme të projektit. Konkursi është i hapur deri më 16 nëntor të vitit 2014.

„Mungesa e dokumentacionit të kualitetshëm teknik e projektues është njëra ndër pengesat kryesore për zhvillimin e infrastrukturës në Serbi. Për atë është e rëndësishme që vetqeverisjet lokale të shfrytëzojnë këtë mundësi, përgaditjen e dokumentacioneve teknike për projektet zhvillimore kryesore dhe me këtë të përmbushin paragjykimet për të marrë pjesë në konkurset për finansimin e punëve ndërtimore”, tha Grem Tindall, udhëheqës i PROGRES-it Europian.

Ftesa e cila i referohet ofrimit të ndihëms finansiare zyrave tatimore lokale, do t’i mundësoj përmirësimin dhe rritjen e regjistrit tatimpaguesëve, si dhe punën në regjistrimin e pronës, veçanërisht në hapësirat rurale. Me realizimin e projekteve të vetqeverisjes lokale do të rriten të ardhurat nga tatimi në pronë. Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës për këtë aktivitet kanë siguruar 150.000 euro, vlera maksimale për projektet individuale do të jetë 10.000 euro, ndërsa konkursi do të jetë i hapur deri më 12 dhjetor 2014.

Aktivitetet e programit të PROGRES-it Europian, i cili kontribuon qëndrushmërisë së zhvillimit të Serbisë juglindore dhe jugperendimore, UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës do t’a ndihmojë me gjithsej 24,46 milion euro. Projektet e miratuara do të kenë për qëllim që të forcojnë administratën lokale, të krijojnë mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë, si edhe për përmirësimin e zbatimit të inkluzionit social dhe politikës së punësimit.

Në programin e PROGRES-it Europian janë të kyçura 34 vetqeverisje lokale: Novi Pazari, Ivanjica, Novi Varoshi, Priboji, Prijepola, Rashka, Sjenica dhe Tutini në jugperendim të Serbisë, si dhe Prokupla, Bllaca, Zhitoraxha, Kurshumlija, Leskoci, Bojniku, Vllasotinca, Lebani, Medvegja, Cërna Trava, Vranja, Bosilegradi,Bujanoci, Vlladiçin Hani, Presheva, Surdulica, Tërgovishta, Brusi, Alleksinca, Gaxhin Hani, Dolevaci, Meroshina, Sëlingu, Babushinca, Bella Pallanka dhe Knjazhevaci në juglindje të vendit.

Burimi: PROGRES-i Europian dhe Trupi Koordinues