Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI I FOTOGRAFISË “MOMENTET NGA KARANTINA"

29. prill 2020.

Leskovc- Qendra e Kulturës në Leskovc ju fton të jeni krijues ndërsa kaloni kohë në shtëpi dhe të kapni momente të rëndësishme nga rrethina juaj me lentet e aparatit tuaj fotografik ose celular. Duke njohur rëndësinë e fotografisë si një dokument historik që dëshmon për kohën në të cilën është bërë, ne kemi përgatitur një konkurs fotografie të quajtur "Momentet nga Karantina".

Konkursi i fotografisë ka dy tema: portret (dhe vetë-portret) dhe fotografi, dhe secili autor mund të dërgojë deri në 8 foto (4 në secilën temë konkursi) të marra në shtëpi.

Konkursi është i hapur deri më 10 maj 2020, dhe regjistrimi bëhet duke dërguar foto në : foto.lkc@gmail.com.

Gjatë paraqitjes së fotografive, autorët duhet të shkruajnë emrin dhe mbiemrin , emrat e fotografive dhe numrin e telefonit.

Përzgjedhja e fotografive do të bëhet nga Radisav Filipoviq, mjeshtër i fotografisë në FSS dhe anëtar i ULUPUDS.

Qendra e Kulturës në Leskovc si organizatori i këtij konkursi  pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme do të përgatisë dhe prezantoje një ekspozitë të punimeve të zgjedhura. Ekspozita do të shoqërohet me një ekran dixhital, një botim dixhital dhe prezantimin e punëve individuale në formën e videove të shkurtra me komente nga selektorët e ekspozitës.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni:

Vesnan Gjorgjeviq në fotokluble@gmail.com

Lazar Tomiq në 069 51 91 970

Burimi:Qendra e Kulturës në Leskovc dhe Trupi Koordinues

 

homescontents