Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI I AGJENSIONIT NACIONAL PËR ZHVILLIM RAJONAL DHE I USAID-it

12. maj 2014.

Të rinjët dhe gratë e moshës nga 18 deri 35 vjeçare nga 12 komunat e pazhvilluara të Serbisë, të cilët kanë ide të mira biznesore, do të fitojnë mundësinë të fillojnë biznesin e tyre. Projektin i përkrahjes së zhvillimit të sektorit privat në jug dhe jugperendim të Serbisë e zbaton USAID-i dhe Agjensioni Nacional për Zhvillim Rajonal, përmes agjensioneve zhvillimore rajonale në Uzhicë, Kralevë, Leskoc dhe Novi Pazar. Afati i fundit për të aplikuar për pjesëmarrje në trajnimin për fillim të biznesit është 23 Maji.

Projekti ka për qëllim të promovojë zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, për të rritur shitjen, promovimin e eksportit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Theks tw veçantw do t`i kushtohet sektorit tw agrobiznesit, përmes përpunimit të qumështit, mishit dhe perimeve, si dhe në industrinë e tekstilit, përmes prodhimit të veshjeve dhe mbathjeve. Në konkurs mund të paraqiten edhe kandidatët të cilët kanë ide nga industria e përpunimit të drurit, kryesisht të zdrukthtarisë dhe prodhimit të mobiljeve dhe paisjeve për kuzhina dhe banjo.

Në konkurs, në mes të tjerash, mund të paraqiten edhe banorët e Vranjës, Leskocit, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilët dokumentet e tyre konkuruese duhet t`i dërgojnë në Qendrën për Zhvillimin e Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës ( tel: 016/315-0115). Dokumentacioni konkurues përfshinë: formularin aplikues për pjesëmarrje në trajnim (formulari 1), deklaratën rreth saktësisë së të dhënave (formulari 1a),  biografinë, letrën motivuese, kopjen e letërnjoftimit dhe kopjen e çertifikatës së vendbanimit.

200 kandidatë do të ndjekin trajnimin për fillin e biznesit, i cili përfshin edhe kursin për krijimin e planeve të biznesit, me të cilat plane do të garojnë për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme. Do të kualifikohen 32 planet më të mira të ranguara të biznesit për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme.  Shuma e mjeteve që është në dispozicion është 240.000 dollarë, me një mesatare prej 7.500 dollarë për klientë, në  vlerë ekuivalente në dinarë të përcaktuar sipas kursit të Bankës Nacionale të Serbisë. Mjetet e pakthyeshme do të ndahen për blerjen e paisjeve dhe shërbimeve për realizimin e idesë biznesore e cila dhënë në garë dhe nuk mund të përdoren për rekonstruktuimin e objekteve ndërtimore egzistuese dhe për ndërtimin e objekteve të reja, dhe as për pagat e të punësuarve.

Burimi: Trupi Koordinues