Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSE NË DISA FUSHA NË BUJANOC

30. janar 2023.

Bujanoc – Beograd – Komuna të martën do të formojë komisione për realizimin e konkurseve përmes të cilave paratë nga buxheti do të shpërndahen për sipërmarrësit, fermerët dhe klubet sportive lokale. 

Për këtë vit janë planifikuar 20 milionë dinarë për subvencione për sipërmarrësit.

Bujqit sivjet mund të llogarisin në subvencione prej 14,5 milionë dinarë, prej të cilave 4 milionë janë të destinuara për Programin e mbarësimit artificial të gjedhëve.

Për sportin janë ndarë 6 milionë dinarë, për kulturën dhe shoqatat qytetare nga 2 milionë dinarë.

Burimi: Bujanovacke, Shërbimi i Trupit Koordinues