Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PUBLIK PËR NDARJEN E MJETEVE PËR PËRKRAHJEN E PROJEKTEVE TË SHOQËRISË CIVILE NË FUSHËN E MBROTJES SË MJEDISIT JETËSOR

29. mars 2019.

Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit ka shpallur konkurs publik për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e mbrojtjes së mjedisit në vitin 2019.

Qëllimi i përgjithshëm i konkursit publik është mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit në kuadër të temave dhe fushave të mëposhtme:

• Mbrojtja e natyrës - rrjeti ekologjik dhe zonat e mbrojtura;

• Ndryshimet klimatike - bujqësia, energjia, transporti, pyjet dhe uji;

• Ekonomia e Qarkullimit - sipërmarrësia ekologjike - rrjeti ekologjik, zonat e mbrojtura, ekonomia e qarkullimit;

• Aktivizimi qytetar - zbatimi i ligjeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza, vlerësimit strategjik dhe vlerësimit të ndikimit në mjedis; mbrojtja nga ndotja e ajrit dhe mbrojtja nga zhurma;

• Natyra në zonat urbane - pyllëzime, kopshte urbane, xhepa urbane, parqe, çati të gjelbra;

• Ngjarjet dhe ekologjia (rrjeti ekologjik dhe zonat e mbrojtura, ekonomia qarkulluese).

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë nga data e shpalljes së konkursit publik në faqen e internetit të Ministrisë, ose përfundimisht më 12 prill 2019.

Teksti i konkursit publik dhe dokumentacioni tjetër mund të shkarkohet në

http://www.ekologija.gov.rs/otvoren-javni-konkurs-za-dodelu-sredstava-za-podrsku-projektima-civilnog-drustva-u-oblasti-zastite-zivotne-sredine-u-2019-godini/   

Burimi: Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor dhe Trupi Koordinues