Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PËR SHPËRBLIMIN E UE-SË PËR GAZETARINË HULUMTUESE

15. prill 2015.

Nish – Shkolla e Gazetarisë në Novi Sad ka shpallur konkurs për çmimin e Unionit Europian për gazetari hulumtuese dhe konkursi do të jetë i hapur deri më 13 maj. Për çmimin e UE-së për gazetari hulumtuese mund të paraqiten të gjitha ngjarjet rreth temave shoqërore në lidhje me keqpërdorimin e forcës dhe drejtat themelore të njeriut, korrupcionin dhe krimin e organizuar në Serbi, të cilat janë shpallur apo emituar vitin e kaluar në cilën do medie në Serbi. Fondi shpërblyes në Serbi për vitin 2015, është deri 10.000 euro.

Deri në tre çmime individuale të ndara do të sillen prej 3.000 deri 5.000 euro. Në bashkëpunim me Fondin Gardijan, në mes fituesëve nga të shtatë shtetet e Ballkanit do të zgjidhet ngjarja hulumtuese më e mirë në rajon. Autori i kësaj ngarjeje do të ftohet në udhëtim studimor në Gardijan/Observer.

Çmimin e UE-së për gazetari hulumtuese e ka themeluar Drejtorati Gjeneral për Zgjërim i Komisionit Europian, si përkrahje për gazetarinë hulumtuese në vendet ballkanike.

Udhëzimet për paraqitje si dhe formularin aplikues janë të qasur në ueb faqën e Shkollës së Gazetarisë të Novi Sadit (http://www.novinarska-skola.org.rs/sr/?page_id=3752).

Burimi: Shkolla e gazetarisë në Novi Sad, Jugmedia dhe Trupi Koordinues