Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PËR „SHKOLLËN EUROPIANE TË DEBATEVE“

6. nëntor 2015.

Qendra informuese e Unionit Europian, në bashkëpunim me Komunikimin e Hapur shpallë konkurs për gjeneratën e dytë të kandidatëve “Shkollës europiane të debateve”.

Në konkurs mund të paraqiten kryesisht nxënësit rregullt të shkollave të mesme.

Që nga fundi i muajit nëntor deri në fillim të shurtit, një herë në javë, kandidatët e shkollës në hapësirat e EU info qendrës do të ndjekin punëtoritë mbi aftësitë e debatit, argumenteve dhe qasjen publike, si dhe punëtoritë mbi funksionimin e Unionit Europian, institucionet europiane, si dhe procesin e integrimeve të UE-së.

Ligjërues do të jenë anëtarët e Ekipit Europa, rrjetit të ekspertëve nacional të cilët janë të specializuar për temat në lidhje me Unionin Europian dhe profesionalisht çdo ditë mirren më këto tema, si dhe trajnerët e aftësive debatuese.

Pas punëtorive të ndjekura, kandidatët e shkollës mund të marrin pjesë në debatet publike në organizatën e EU info qendrës në tërë Serbinë.

Inkurajojmë nxënësit e shkollave të mesme nga të gjitha qytetet e Serbisë që të paraqiten për pjesëmarrje në Shkollën Europiane të Debateve. Harxhimet e udhëtimit për nxënësit do të paguhen.

Konkursi është i hapur deri më 13 nëntor 2015. Paraqitjet kryehen përmes formularit online të cilin mund ta gjeni në këtë adresë  https://goo.gl/pfoYLE.

Të gjitha të dhënat të cilat shënohen në formular do të përdoren vetëm dhe kryesisht për nevojat e konkursit dhe nuk do të shpërndahen personave të tretë.

Për kandidatët e mitur të këtij programit të cilët do të zgjidhen për pjesëmarrje në Shkollën Europiane të Debateve, është i nevojshëm vërtetimi i shkruar me të cilin do të aprovohet pjesëmarrja në program.

Po nëse keni pyetje në lidhje me shkollën na shkruani në këtë adresë: info@euinfo.rs.

Burimi: EU Info Qendra dhe Trupi Koordinues