Arkiva e lajmeve
                   

Konkurs për ndarjen e bursave për regjistrimin e studimeve në Universitetin e Novi Sadit 2014

9. maj 2014.

Në bazë të Vendimit të drejtoreshës të Shërbimit të Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë 100 numër: 67-00-00043/2014-01  prej 08.05.2014, Shërbimi i Trupit Koordinues shpallë

K  O  N  K  U  R  S

për ndarjen e bursave për regjistrimin e studimeve në Universitetin e Novi Sadit

Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhshmëri me prioritetet e definuara, e veçanërisht duke u munduar të përmirsojë kualitetin e arsimimit në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shpallë konkurs për ndarjen e bursave studentore për të rinjët me vendbanim në komunën Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Qëllimi i ndarjes së bursave është sigurimi i kushteve për arsimim të mëtutjeshëm dhe avancimi profesional, duke i ofruar mbështetje materiale rreth shpenzimeve të studimeve themelore akademike. Shpenzimet e lartpërmendura në radhë të parë kanë të bëjnë me shpenzimet për banim (privat ose në konvikte), shpenzimet për ushqim, udhëtim, blerjen e teksteve dhe shpenzimet tjera që kanë të bëjnë me studimet.

I  KUSHTET E KONKURSIT

Të drejtë në paraqitje në konkurs kanë nxënësit të cilët e kanë mbaruar shkollën e mesme dhe personat tjerë deri në moshën 22 vjeçare, që kanë mbaruar shkollën e mesme dhe të cilët plotësojnë kushtet e ardhshme formale të konkursit:

- të jenë shtetas të Republikës së Serbisë;

- të kenë vendbanim në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

- gjatë shkollimit të mesëm të kenë pasur sukses të shkëlqyeshëm dhe shumë të mirë,   të mos kenë përsëritur asnjë vit;

- të njohin gjuhën serbe;

- të mos kenë regjistruar asnjë fakultet dhe

- të mos kenë fituar të drejtën në bursë në ndonjë konkurs tjetër.

Që kandidati të jetë përfundimisht i zgjedhur si përdorues i bursës, duhet që pas përmbushjes së kushteve formale dhe pas intervistës t`a kaloj edhe provimin kualifikues (pranues) për regjistrim në vitin e parë të studimeve themelore në ndonjërin nga fakultetet e Universitetit të Novi Sadit dhe të regjistroj vitin e parë të studimeve.

II DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

- lutja;

- biografia, përkatsisht CV;

- vërtetimi mbi nënshtetësinë e Republikës së Serbisë jo më e vjetër se 6 muaj (origjinal ose kopja e vërtetuar në komunë ose në gjyq);

- çertifikata e lindjes (origjinali ose kopja e vërtetuar në komunë ose gjyq) jo më e vjetër se 6 muaj;

- dëshmia për vendbanimin në komunën e Preshevës,Bujanocit apo Medvegjës, të cilën e jep organi komunal i Ministrisë së Punëve të Brendshme ose fotokopja e vërtetuar e  letërnjoftimit nëse nxënësi është i pajisur me letërnjoftim, apo të dhënat e shtypura rreth vendbanimit të deponuara nga letërnjoftimi i ri;

- kopja e vërtetuar e dëftesave rreth përfundimit të shkollës së mesme ( për katër vitet e shkollës së mesme, përkatësisht për tri vitet e para edhe për gjysëm vjetorin e  vitit të katërt për ata  të cilat janë ende në shkollë të mesme);

- letra motivuese e cila përmban arsyet për të cilat është përcaktuar të regjistrohet në fakultetin përkatës, planet për zbatimin e njohurive të arritura pas përfundimit të studimeve dhe kontributin profesional që presin t’i japin bashkësisë së tyre.

- dëshmitë rreth rezultateve të arritura në gara, nëse kandidati i posedon.

III NDARJA E BURSAVE

Procedura për ndarjen e bursave studentore fillon nga marrja e Vendimit të drejtoreshës së Trupit Koordinues rreth shpalljes së konkursit dhe formimit të komisionit. Komisioni procedurën zgjedhore për ndarjen e bursave e zhvillon në dy faza.

1) Në fazën e parë të procesit të zgjedhjes, pas kalimin të afatit për paraqitje në konkurs, Komisioni i formuar me Vendimin e drejtoreshës do të formulojë listën për zgjedhjen e kandidatëve për bursë, duke vlerësuar përmbushjen e kushteve formale dhe të cilët do të ftohen në intervistë.

2) Në fazën e dytë të procesit të zgjedhjes Komisioni do të ftojë të gjithë kandidatët e paraqitur të cilat i përmbushin kushtet formale. Gjatë intervistës Komisioni do të vlerësoj aftësinë e komunikimit dhe motivimin e kandidatit për studime në fakuletet e Universitetit të Novi Sadit.

Motivimin e kandidatit Komisioni e vlerëson me notat nga 1 deri 3, në këtë mënyrë:

- Nota 3 – motivim i lartë i shprehur

- Nota 2 – motivim mesatar i shprehur

- Nota 1 – motivim  jo i mjaftueshëm

Aftësitë e komunikimit e kandidatit Komisioni e vlerëson me notat nga 1 deri 3, në këtë mënyrë:

- Nota 3 – aftësi e theksuar komunikuese

- Nota 2 – aftësi mesatare komunikuese

- Nota 1 – aftësi jo e theksuar komunikuese  

Çdo anëtar i Komisionit në mënyrë të vetme  vlerëson çdo kandidatë sipas dy kritereve. Vlerësimet e të gjithë anëtarëve të komisionit sipas çdo kriteri mblidhen dhe pastaj llogaritet nota mesatare. Shumën e notës mesatare për dy kriteriumet e jep numrin e përgjithshëm të pikëve për secilin kandidatë. Pas vlerësimit kandidati sipas dy kritereve, Komisioni përpilon listën përfundimtare të kandidatëve, të cilën pastaj e shpallë.

Po nëse dy a po më shumë kandidatë kanë numrin e njejtë të poenave, përparsi do të ketë kandidati që ka pasur suksses të shkëlqyeshëm gjat viteve të kaluara të shkollimit. Po nëse edhe në këtë rast kemi numër të njejtë, përparsi do të ketë kandidati i cili e ka notën mesatare më të lartë gjatë viteve të kaluara shkollimit.  

Intervista me kandidatët do të mbahet në fund të majit, pas mbarimit të afatit për paraqitje, për të cilën për kohën dhe datën e saktë kandidatët do të njoftohen më kohë.

Vendimin përfundimtar rreth ndarjes së bursave e sjell drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues, mbas nënshtrimit të provimit kualifikues për regjistrim në vitin e parë të studimeve dhe atë vetëm për kandidatët të cilët e kanë kaluar provimin pranues në fakultetet e Univerzitetit të Novi Sadit.

IV     SHUMA DHE PAGESA E BURSAVE    

Shuma neto e bursës së miratuar prej 45.000,00 dinarëve paguhet për vitin aktual të studimeve në 9 këste mujore duke filluar nga tetori i vitit 2014.

Bursat do të paguhen në llogarinë bankare të shrytëzuesit të bursës.

Pagesa e bursave të miratuara pezullohet në rast të keqpëdorimit gjatë shpenzimit, në rast të mos arritjes së kushtit për regjistrimin e  vitin të ardhshëm të studimeve dhe nëse kandidati lë studimet.

Të drejtat dhe obligimet e shfrytëzuesve të bursave definohen me kontratën për ndarjen e bursave, të cilën kandidatët, pas shpalljes së listës përfundimtare për ndarjen e bursave, e nënshkruajnë me Shërbimin e  Trupit Koordinues.

V   AFATI  PËR PARAQITJEN DHE DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

Afati për paraqitje në konkurs është 11 ditë dhe fillon nga dita e parë e shpalljes së konkursit në gazetën ditore Politika e cila mbulon tërë territorin e e Republikës së Serbisë.

Paraqitja në konkursin për ndarjen e bursave dhe dokumentet tjera, mund t’i dërgojn me postë ose t’i dorëzojn personalisht edhe atë kandidatët nga komuna e Bujanocit duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc, (ndërtesa e komunës së Buajnocit, Karagjorgje Petroviq 115 ), kandidatët nga komuna e Preshevës, në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Preshevë (rruga Sava Kovaçeviq 12), ndërsa kandidatët nga komuna e Medvegjës në në qendrën e shërbimit të administratës lokale në Medvegjë (rruga Jabllaniçka 48), në zarfin e mbyllur me emër: PËR KONKURS PËR BURSA STUDENTORE, MOS TË HAPET DERI NË KALIMIN E AFATIT PËR PARAQITJE.

Organi i cili bën pranimin e lutjes, në të njejtën vendos vulën pranuese dhe datën kur është pranuar lutja.

Aplikacionet e vonuara nuk do të merren në shqyrtim, ndërsa aplikacionet jo të plota dhe jo të sakta do të rrefuzohen.

Listën përfundimtare dhe listën e bursistëve do ta shpallë komisioni për ndarjen e bursave, i formuar me vendimin e drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues.

Të gjithë bartësit e aplikacioneve kanë të drejtë të paraqesin ankesë në afat prej 8 ditëve nga dita e shpalljes së rang listës së kandidatëve, pas përfundimit të intervistës.

Vendimin përfundimtar për ndarjen e bursave e sjell drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues, pas mbarimit të provimit pranues për regjistrim në vitin e parë të studimeve në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit, për kandidatët të cilët kanë përmbushur kushtet formale ligjore të konkursit.    

Shkarko dokumentin: Teksti i konkursit 2014
 
Shkarko dokumentin: Informatori 2014

Burimi:  Trupi Koordinues i Qeverisë së Republiës  së Sërbisë