Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS Për ndarjen e bursave për regjistrim të studimeve në Universitetin e Novi Sadit

10. shkurt 2012.

Shërbimi i trupit Koordinues i Qeveris së Republikës Sërbis për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ( në vazhdim të tekstit Shërbimi i trupit Koordinues) shpallë

KONKURS Për ndarjen e bursave për regjistrim të studimeve në Universitetin e Novi Sadit

Shërbimi i trupit Koordinues, në përputhshmëri me prioritetet e definuara, duke u munduar në mënyr të veqant të përmirsoj kualitetin e arsimimit në territorrin e komunës së Bujanocit dhe Preshevës, shpall konkurs për ndarjen e 10 bursave studentore për të rinjët me vendbanim në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.

Qëllimi i ndarjes së bursave është sigurimi i kushteve për arsimim të mëtutjeshëm dhe arritjeve profesionale duke i dhënë mbështetje materiale për shpenzimet e studimeve për studime elementare akademike.Shpenzimet e lartpërmenduar në radh të parë kan të bëjnë me shpenzimet për banim (privat ose në konvikte),shpezimet për ushqim,udhëtim, blerje të teksteve dhe shpenzime tjera në lidhje me studimet.

I KUSHTET E KONKURSIT

Të drejt në konkurs kanë:  1) nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme dhe   2) personat deri në moshën 22 vjeqare, që kanë të mbaruar shkollën e mesme dhe kan vendbanim në territorin e komunës Preshevës dhe Bujanocit.

Në bazë të kushteve të konkursit, të drejtë për konkurim kan njerzit që plotsojn kushtet në vijim:

- të jenë shtetas të Republikës Sërbis;

- gjat shkollimit të mesëm të kenë pasur sukses të shkëlqyeshëm dhe shum të mir, të mos kenë përsëritur asnjë vit;

- të njoh gjuhën serbe;

- të mos kenë regjistruar asnjë fakultet.

Para kushteve formale, kriterë bazë për ndarjen e bursave është të jepet provimi kualifikues (provimi pranues) për regjistrim në vitin e parë të studimeve fillestare ne ndonjërin fakultet në Universitetin e Novi Sadit.

II DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

- lutje;

- biografia, përkatsisht CV;

- vërtetim mbi shtetësin e Republikës Serbisë (nënshtetësin,origjinale ose kopje e vërtetuar) jo më i vjetër se 6 muaj;

- çertifikata e lindjes (origjinale ose kopje e vërtetuar) jo më e vjetër se 6 muaj;

- dëshmi për vendbanim në komunën e Preshevës ose Bujanocit, të cilën e jep organi komunal i Ministris së punëve të mbrendshme ose fotokopje të vërtetuar të letërnjoftimit nëse nxënësi është i pajisur me letërnjoftim, apo të dhënat e shtypura rreth vendbanimit të deponuara nga letërnjoftimi i ri;

- kopje të vërtetuar të dëftesës rreth përfundimit të shkollës së mesme( për katër vitet e shkollës së mesme, përkatësisht për tri vitet e para edhe për gjysëm vjetorin e vitit të katërt për ata të cilat janë ende në shkoll të mesme);

- letra motivuese e cila përmban arsyet pse ëshët zgjedhur të regjistrohet fakulteti i caktuar, planet për përdorimin e njohurive të arritura pas përfundimit të studimeve dhe kontributin profesional që presin t’i japin bashkësis së tyre.

- dëshmi rreth rezultateve të arritura në gara, nëse kandidati posedon.

III NDARJA E BURSAVE

Procedura zgjedhore për ndarjen e bursave zhvillohet në dy faza.

Në fazë e parë të procesit të zgjedhjes,me kalimin e afatit për konkurim në konkurs, Komisioni i formuar me vendimin e drejtoreshës së trupit Koordinues do të formuloj listën për zgjedhjen e 10 kandidatve për bursë,duke vlersuar përmbushjen e kushteve formale për paraqitje në konkurs,letrën motivuese, njohjen e gjuhës serbe dhe aftësit për komunikim përgjat intervistës me kandidatët.Përparsi gjat formulimit të listës për zgjedhje të kandidatëve do të kenë kandidatët të cilët jan drejtuar për ndonjërin prej fakulteteve të cilët i mbështet trupi Koordinues.

Intervista me kandidatët do të zhvillohet në shkurt, pas skadimit të  afatit për aplikim, për kohën dhe datën e sakt aplikantët do të njoftohen më vonë.

Në fazën e dytë të procesit zgjedhor, Komisioni do të vlerësojë rezultatet e arritura në provim pranues për vitin e parë të studimeve universitare në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit dhe njohjen e gjuhës serbe pas ndjekjes së kursit – pas së cilës do të formohet edhe lista përfundimtare e fituesve të bursave.

Pas lejimit të përdorimit të bursave, do të merret parasysh vazhdimsia e përmbushjes së kushteve për finansim nga buxheti i Republikës Sërbis.

IVSHUMADHEPAGESAEBURSAVE

Shuma neto e bursës së lejuar prej 45.000 dinarëve paguhet për vitin aktual të studimeve në 9 këste mujore duke filluar nga tetori i vitit 2012.

Përveq shumës së bursës,trupi Koordinues, në përputhshmëri me mjetet e lejuara, kandidatve shqiptar të cilët përmbushin kushtet të parapara me konkurs, do t’i mundësoj ndjekjen e kursit të gjuhës serbe në periudhë tremujore,pas fazës së parë të procesit të zgjedhjes deri tek nënshtrimi në provim pranues.

Bursat do të paguhen në llogarinë bankare të përdoruesve të bursës.

Pagesa e bursave të miratuara pezullohet në rast të keqpëdorimit përgjat shpenzimeve, në rast të mos arritjes së kushtit për  vitin e ardhshëm të studimeve dhe nëse kandidati lë studimet.

Të drejtat dhe obligimet e shfrytzuesve të bursave definohen në kontratën e ndarjes së bursave, të cilën kandidatët,pas shpalljes së listës përfundimtare, e nënshkruajn me trupin Koordinues.

V  AFATI I DORZIMIT TË DOKUMENTEVE

Konkursi është i hapur nga 10, shkurti – 23 shkurt të vitit 2012. Deri ora 16:00

Aplikimi për konkurs për ndarjen e bursave dhe dokumtave për kandidatët nga komuna e Bujanocit, dorzohen në zyrën e Shërbimit të trupit Koordinues në Bujanoc , (ndërtesa e komunës Buajnoc, Karagjorgje Petroviq 115 ) dhe në zyrën e Shërbimit të trupit Koordinues në Preshevë (rruga Sava Kovaqeviq 12).

Organi i cili bën pranimin e lutjes në të njejtën vendos vulën pranuese dhe datën kur është pranuar lutja.

Dokumentat e pakompletuar dhe ato që dorzohen pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të merren në konsiderat..

Renditjen përfundimtare dhe krijim e listës do të shpall komisioni për ndarjen e bursave, i formuar me vendimin e drejtoreshës së Shërbimit të trupit Koordinues, pas publikimit të renditjes në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit, më së voni deri 22.07.2012.

KONKURS Për ndarjen e bursave për regjistrim të studimeve në Universitetin e Novi Sadit