Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PËR GJENERATËN E DYTË TË SHKOLLËS SË VLERAVE TË REJA „KIÇMA“

19. janar 2015.

Qendra për Zhvillim të Resureve Civile (CRCR), në bashkëpunim me Inciativat Qytetare – zyrën lokale të  Buajnocit dhe Zyrën për të Rinj nga Priboji, ka shpallur konkurs për gjeneratën e dytë të shkollës së vlerave „Kiçma“, i cili është hapur sot.

Qëllimi i shkollës është që të kontribuoj në ndryshimin e sistemit të vlefshëm në Serbi përmes edukimeve, si dhe ndërtimit të kapacitetit të gjeneratës së re të liderëve dhe liderëve të rinj. Kandidatët e kësaj shkolle, përmes ligjeratave dhe punëtorive, nga shkurti deri në maj do të mësojnë rreth drejtave të njeriut, pakicave dhe LGBT-së, drejtës tranzicionale, shkrimit akademik dhe vlerave europiane.

Kandidatët do t’a kenë për detyrë që të analizojnë problemet të cilat gjenden në bashkësitë e vogla lokale dhe në bazë të përmbajtjes shkrimore të japin shembuj konkret për zgjidhjen e tyre. Përveç kësaj, do të ketë edhe performans të përbashkët të tezave inspiruese të cilat janë shtruar përgjat ndjekjes së kësaj shkolle.

„Kiçma“ i’u është dedikuar nxënësve të shkollave të mesme, studentëve dhe aktivistëve të organizatave joqeveritare nga rrethi i Pçinjës hde Nishavës, si dhe Sanxhakut, të moshës prej 16 deri 30 vjeçare.

Aplikimin e mbushur, i cili gjendet në ueb faqen e www.crcnis.org , mund t’a dërgoni që nga sot në adresën e Qendrës për Zhvillim të Resursve Civile (CRCR), rr. Svetozara Markoviqa 14a, 18 000 Nish, ose përmes postës elektronike апликација.kicma@gmail.com.

Burimi: Narodne Novine-Nish dhe Trupi Koordinues