Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS: ARSIMIMI PËR 5+ (I DEDIKUAR PËR PUNËTORËT ARSIMOR DHE PRINDËRIT)

14. dhjetor 2015.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe UNICEF-i ju ftojnë që të paraqiteni në konkursin dhe të merrni pjesë në punën e klubeve “Parneriteti për Arsimim”, në bashkësinë tuaj lokale, në mënyrë që sëbashku t’i nisim ndryshimet në arsim.

Qëllimi i projektit “Formimi i asociacionit nacional të arsimtarëve dhe prindërve – Parneriteti për Arsimim”, është fuqizim i punëtorëve arsimor dhe prindërve që të zhvillojnë partneritetin dhe të forcojnë ndikimin në nivelin shkollor, komunal dhe nacional. Projekti realizohet në dhjetë komunat në të cilat do të themelohen klubet e partneritetit për arsimim.

Do t’iu mbështesmi që përmes aktiviteteve zhvillimore, bashkëpunimit dhe aksioneve të përbashkta në mjediset lokale sëbashku të punoni në zgjidhjen e problemeve në arsim. Rezultati i punëve të klubeve do të jap rekomandime për veprim të përbashkët në nivelin nacional përmes themelimit dhe punës së Asociacionet Nacional të arsimtarëve dhe prindërve “Partneriteti për arsimim”.

Ju ftojmë që t’na bashkoheni nëse:

dëshironi që secili fëmi në shkollë të ndjehet i pranueshëm dhe i sigurtë;

mendoni që fëmija juaj duhet të shkoj në shkollën bashkohore ku rrespektohet personaliteti i tij, mundësitë, interesimi, prejardhja, familja dhe mjedisi nga i cili vjen;

dëshironi që t’ju pyesin për mendimin se çka duhet të ndryshohet në arsim dhe ky mendim të rrespektohet;

mendoni që punëtorët arsimor dhe prindërit mund sëbashku të reagojnë dhe ndikojnë në ndryshimin e arsimit;

mendoni që fëmijët me aftësi të kufizuara (fizike, mentale etj), të ngarkuar me varfëri, me kultura të ndryshme (gjuhë, relegjion etj) duhet të shkojnë në të njejtat paralele me moshatarët e tyre;

dëshironi që të luftoni që të gjithë fëmijët të realizojnë të drejtat në arsim dhe të drejta gjatë shkollimit;

mendoni që secili në sistemin e arsimit duhet të jet i përgjegjshëm për punën e vet;

dëshironi që të shikoni ndryshimet e përgjithshme në bashkësinë tuaj.

Konkursi është i hapur deri më 30 dhjetor 2015. Aplikacionin mund ta plotësoni në https://docs.google.com/a/gradjanske.org/forms/d/1lb7c3CFCIrucEyNeUKDWUBLfPYAShtEeT3vbxg_E4rQ/viewform?c=0&w=1

Informacionet shtesë në telefonin 011/3025-852 ose në adresën jselmanovic@fosserbia.org

Burimi: Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe Trupi Koordinues

 

homescontents