Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS: A DUHET TË JEM I GUXIMSHËM QË TË JEM I NDERSHËM?

9. nëntor 2015.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e cila është shpallur me 9 nëntor nga Kombet e Bashkuara sëbashku me Konventën Kundër Korrupsionit të vitit 2003, Agjensioni për Luftën Kundër Korrupsionit për gjashtin vit me radhë shpallë konkurs për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, studentët e fakulltetit dhe punëtorët arsimor në temën “A do të duhej të jem guximshëm që të jem i ndershëm?”.

Me emërtimin e këtill të konkursit dëshirojmë që të inkurajojmë reflekrtimin mbi vlerat konkrete të guximshmërisë dhe ndershmërisë dhe mardhënieve të ndërsjellta. Vlerat janë parime dhe standarde për atë se çka është e mirë dhe e vlefshme. Vlerat drejtojnë sjelljet tona dhe përfaqësojnë kompasin para sjelljes së vendimeve. Vetëm nëse vazhdimisht i bashkohemi disa vlerave, siç janë për shembull guximi dhe nderi, këto bëhet tipare të personalitetit tonë. Vlerat janë element i rëndësishëm konstituiv i secilit individ, mirëpo edhe secilës shoqëri, pra edhe në këtë në të cilin ne jetojmë.

Me këso konkurse Agjensioni dëshiron që të tërheq vëmendjen në atë se edukimi është kryesor për parandalimin e korrupsionit, dhe krejt pask kësaj sistemi shkollor arrin që të mirret me temat e ofruara dhe përfshirjen e anëtarve të rinjë në reflektimin e personalitetit. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është forcimi i sjelljeve të cilat nuk tolerojnë korrupsionit, për çka është e nevojshme ndihma e gjërë e shoqërisë, sepse sistemi arsimor nuk është pjesë e izoluar, ndërsa sjellja e të rriturve tregon formën e sjelljeve të të rinjëve.
 

I ftojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe studentët që në mënyrë të pavarur, në grupe apo me ndihmën e mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve të tyre, të shqyrtojnë dhe të bisedojnë mbi temën dhe pjesëmarrjen në këtë konkurs dhe të sjellin përvojat dhe mendimet e tyre në kuadër të dy kategorive: vepra letrare dhe film i shkurtër. Punëtorët arsimor i lusim që të shkruajnë një ligjeratë të dedikuar çështjeve të cilat janë të hapura në këtë Konkurs. Ligjerata duhet të ketë porosinë thelbësore dhe duhet të jetë e përshtatshme moshës së nxënësve.

Afati për dërgimin e punimeve është deri në mesnatë të 27 nëntorit të 2015-ës.

Tekstin e konkursit mund ta merrni në http://www.acas.rs/конкурс-за-ученике-студенте-и-просвет/

Burimi: Agjensioni për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Trupi Koordinues