Arkiva e lajmeve
                   

KONFERENCË PËR SHTYP MBI THEMELIMIN E SHOQATËS SË GRAVE TË BIZNESIT TË MBAJTUR NË QENDRËN E SHTYPIT NË BUJANOC

6. nëntor 2013.

Bujanoc-Në kuadër të projektit të bashkimit Evropian “Gratë përparojnë në ndërtimin e kapaciteteve në nivel lokal-për balance gjinore në rrjedhat ekonomike,dje janë mbledhur në qendrën  e shtypit gratw afariste nga komuna e Bujanocit.

Në takim morën pjes dhe kolegët e tyre nga Republika e Serbisë,udhëheqësit e Zhvillimit Ekonomik Lokal dhe kryetari i komunës së Bujanocit.

Me këtë rast është theksuar domosdoshmëria e avancimit biznesor kur është në pyetje gjinia e bukur.

Menaxherja e projektit “Shoqata e grave afariste të Serbisë”, Ollivera Pantoviq, ka uruar të gjitha gratë e angazhuara në këtë shoqatë dhe falënderoi kryetarin e komunës për mbështetjen.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi tha se shoqata e themeluar e grave do të ketë gjithmonë përkrahjen e pushtetit lokal.

Kryetarja e shoqatës së grave afariste në Bujanoc, Fazilla Azemoviq,informoi të pranishmit mbi statistikat, që tregojnë gjendjen e keqe kur është fjala për punësimin e grave në këtë komunë.

 “Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve gjithësejt kemi 30 për qind gra, ndërsa nga numri i përgjithshëm i të papunëve në komunë të Bujanocit gjithësejt kemi 49 për qind gra”, u shpreh Azemoviq.

Adelina Bruçaj-Hasani, nënkryetare e shoqatës së grave afariste të Bujanocit, tha se kjo shoqatë ka qëllime të caktuara për gratë afariste që kanë filluar bizneset të mesme dhe të vogla.

 “Ne si shoqatë do t’i inkurajojmë të gjitha gratë të kenë besimin e tyre të plot dhe të zgjerojnë bizneset e tyre ndërmarrëse”, u shpreh Adelina Bruçaj-Hasani .

Në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian, “Përparimi i grave në ndërtimin e kapaciteteve në nivelin lokal- për balance gjinore në rrjedhat ekonomike ” janë formuar dhjetëra shoqata të grave afariste në komuna të ndryshme të Serbisë.

Inkuadrimi i tyre në biznes vlerësohet si një parakusht i domosdoshëm për integrime Evropiane.

Burimi:Titulli dhe Trupi Koordinues