Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNIKATË PËR SHTYP - 12.07.20011.

12. korrik 2011.

Ju ftojmë që të mërkurën më 13 Korrik në ora 12:30 në Rektoratin e Univerzitetit të Novi Sadit, në Sheshin Dositej Obradoviq numër 5 të merrni pjesë në eventin regjistrimin e 11 studentëve të ardhshëm, sërb dhe shqiptarë nga komunat e Preshevës dhe Bujanocit.

Studentët do ti presë Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale, dhe Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës  Millan Markoviq (Milan Marković), Rektori i Univerzitetit të Novi Sadit Mirosllav Veskoviq (Miroslav Vesković) dhe Sekretari i Krahinës për Arsim Andor Delli (Andor Deli).

Me këtë do të fillohet realizimi i projektit të dhënieve të bursave për të rinjët nga komunat e Preshevës dhe Bujanocit dhe integrimi i tyre në sistemin arsimor të Republikes së Sërbisë. Pikërisht Univerziteti në Novi Sad është zgjedhur për shkak të rrethit multietnik që mbretëron aty, por edhe për shkak se është shembull i praktikës së mirë të integrimit të kulturave të ndryshme.

Për më shumë informacione, mund ti drejtoheni Tamara Millosheviqit (Tamara Milošević) në tamara.milosevic@kt.gov.rs apo në  063 10 52 622.