Arkiva e lajmeve
                   

Komunikatë për media - „TI DHE UNË JEMI NE“ NË KIKINDË, SREMSKA MITROVICË, SHID, SOMBOR DHE LLOZNICË

23. shkurt 2010.

NOVI SADPas suksesit të çfaqjes teatrale multietnike ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’ në Bujanoc dhe Beograd në dhjetorë të vitit 2009, nxënësit e shkollave të mesme, Shqipëtarë, Serbë dhe Romë nga Bujanoci dhe Presheva, çfaqjen rinore për jetën e tyre në Serbinë jugore, në të tri gjuhët e tyre dhe në gjuhën angleze, do ta luajnë në Kikindë (më 25 shkurtë), Zrenjanin (më 26 shkurtë), Sremska Mitrovicë (më 27 shkurtë), Shid (më 28 shkurtë) dhe në Sombor (2 marsë). Çfaqja më 19 maj do ta hapë Vukov Sabor-in e 39 në Lloznicë.

Mbi turnenë e çfaqjes ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’ nëpër Vojvodinë do të bëhet fjalë në konferencën e gazetarëve të enjten, më 25 shkurtë në ora 12:00 në Këshillin ekzekutiv të Vojvodinës në të cilën do të marrë pjesë kryetari i Trupit Koordinues, ministri Milan Markoviq, kryetari i Këshillit Ekzekutiv, dr Bojan Pajtiq dhe përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme të ekipit ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’.

Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Gjurgjeviq rreth këtij projekti tha: ,,Trupi Koordiues ka finansuar projektin multietnik ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’ nga e cila ka dalur çfaqja unike e këtijë lloji në Serbi me të njëjtin titull. Nxënësit e shkollave të mesme Serbët, Shqipëtarët dhe Romët nga Bujanoci dhe Presheva janë autorë të tekstit të kësajë çfaqjeje në të cilën luajnë edhe rolet. Ky projekt i ka tejkaluar shpresat tona në atë drejtim që ka ndikuar në shoqërimin e të rinjëve pa e marë parasyshë përkatësinë e tyre nacionale dhe është shëndërruar në një trup multietnik i cili pas çfaqjeve të saj të shkëlqyeshme në Bujanoc dhe Beograd, tash vazhdon çfaqjen e sajë në të gjithë vendin, ndërsa është paralajmëruar edhe vizita e tyre në Slloveni. Kjo është ndoshta hera e parë që qyteterët e Serbisë jugore i japin mësim tërë vendit dhe regjionit mbi tolerancën dhe integritetin’’

Premiera e çfaqjes ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’ ë Bujanoc është mbajtur më 2 dhjetorë, e më pastaj në Beograd në teatrin ,,Dushko Radoviq’’ ka bërë hapjen e aksionit tradicional humanitarë ,,Teatri është solidaritet’’. Premierën Beogradase e ka përkrahur me praninë e tijë edhe kryeministri i Qeverisë së Republikës së Serbisë Mirko Cvetkoviq, ministri i kulturës Nebojsha Brediq, kryetari i Trupit Koordinues dhe ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq, përfaqësuesit e komunave nga Serbia jugore, korit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e sipërmarrjeve shoqërore, afaristët si dhe të organizatave joqeveritare.

# # # #

Kontakt personi: Nebojsha Andriq, Shërbimi i Trupit Koordinues në tel: 011 21 20 906; 011 21 20 907