Arkiva e lajmeve
                   

Komunikatë për media - MARRËVESHJA BASHKËPUNIM SPORTIV TË KB ,,BSK JUNIOR’’ DHE KB ,,ELITA’’

22. shkurt 2010.

BUJANOC – të martën , më 23 shkurtë, në ora 14,30 në qendrën Sportive ,,Mladost’’ në Bujanoc do të nënshkruhet Marrëveshja për bashkëpunimin multietnik dhe sportiv në mes të Klubit basketbollistik ,,BSK Junior’’ dhe ,,Elita’’. Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me nënshkrimet e tyre do  do të jenë garantues të kësaj Marrëveshjeje.

Subjekt i kësaj Marrëveshjeje do të jetë bashkëpunimi afatëgjatë sportiv i këtyre dy klubeve për krijimin e kushteve për t’u marrur më masovik me basketboll fëmijët dhe rinia në suaza të KB ,,BSK Junior’’ dhe KB ,,Elita’’ dhe për arritjen e rezultateve kulminante të këtyre dy klubeve, si dhe formimin e ekipeve të përbashkëta për garim duke filluar nga liga Verore 2010. Marrëveshja nënkupton pjesëmarrjen e përbashkët, kombinimin dhe këmbimin e lojtarëve të këtyre klubeve të përbërë nga Serbët, Shqipëtarët dhe Romët.

Organ administrues dhe vendimmarrës për aksionet e përbashkëta do të jetë Bordi Ekyzekutiv i përbërë nga katër anëtarë. KB ,,BSK Junior’’ do ta përfaqësojë Miroslav Ristiq dhe Nenad Stajiq, ndërsa KB ,,Elita’’ Selami Selimi dhe Vehid Vebiu.

# # # #

Për informata më të hollësishme Ju lutemi të kontaktoni Nebojsha Andriq nga Shërbimi i Trupit Koordinues në tel: 011/21 20 906 dhe 011/21 20 907 ose në e-mail adresën: nebojsa.andric@kt.gov.rs.