Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNIKATË PËR MEDIA - 18.03.2014.

18. mars 2014.

LAJM I MIRË PËR SHQIPTARËT E PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS

„Pakicës kombëtare shqiptare dhe Partisë për Veprim Demokratik, të cilën e udhëheq Riza Halimi, i uroj për marrjen e vendimit të mirë dhe të përgjegjshëm për të dalur në zgjedhje me këtë numër të konsiderueshëm dhe për fitimin e dy vendeve në Parlamentin Republikan“, tha kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.

Stankoviq tha se vendimi për të dalë në zgjedhje ka qenë i drejtë, sepse kjo është rruga e duhur për t`u përmisuar jeta e njerëzve në këto hapësira, si dhe përmes veprimeve parlamentare të tregohet synimi i komunitetit shqiptar për të marrë pjesë dhe për t`u integruar në në jetën politike të Serbisë.

„Më vjen mirë se kanë parë qëllimin e shtetit dhe janë drejtuar në atë drejtim, përkundër atyrëve të cilët qartazi nuk treguan pjekurinë politike, në një anë edhe përgjegjësinë, ndaj banorëve të këtyre tri komunave, mandje edhe ndaj elektoratit të tyre“, tha Stankoviq. Ai deklaroi se na presin shumë punë të cilat duhen të përfundohen dhe se ka ardhur moment për ti sjellë ato në fund.

„Pres nga deputetët e ardhshëm popullor të ndikojnë në përmisimin e atmosferës e cila do të  kontribuojë në zgjidhjen e problemeve me mirëkuptim të ndërsjellë, si dhe në përpjekjen më të madhe, që ligjet të cilat do t`i sjellë Kuvendi, të rrespektohen në këto komuna“, theksoi Stankoviq.

Burimi: Trupi Koordinues