Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNIKAT PËR MEDIA - 22.03.2013.

22. mars 2013.

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të takohet sot me Verica Kallanoviq, ministren e zhvillimit rajonal dhe vetëqeverisjes lokale dhe me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafën në ambientet e ministrisë  përkatse për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të diskutuar për projektet ekonomike dhe zhvillimin e këtij rajoni.

"Kjo do të jetë një mundësi e mirë për tu bindur të gjithë në kujdesin që ka shteti për at pjesë dhe bashkpunimin gjithnjë e më të shpesht ndërmjet autoritetve lokale dhe atyre qëndrore. Pa një bashkëpunim të tillë dhe pjesëmarrje aktive të shtetit në zgjidhjen e problemeve të banorëve të këtyre komunave nuk ka përmirsim dhe as zhvillim ekonomik, "tha Stankoviq.

Ai shpjegoi se  është planifikuar ndërtimi i zonës industriale në Preshevë rrethë së cilës është bisëduar me përfaqsuesit e pushtetit vendorë.

Stankoviq ka thënë se është i përqëndruar për rimëkëmbjen ekonomike të këtyre  komunave, por  problemet me të cilët përballet Presheva, janë të njejta me ato të cilat përballen edhe komunat tjera dhe qytetarët tjerë në Sërbi.

“Minstrja Kallanoviq ka njoftuar për intensifikimin e bashkëpunimit  për zonën e planifikuar industriale sepse lokacioni ku ajo gjendet është shumë atraktiv pasi që gjendet ne afërsi të  Korridorit 10 në njërën anë dhe stacionit  hekurudhor në anën tjetër ", tha Stankoviq duke u ndarë i  kënaqur për gjërat po lëvizin në drejtim të duhur.  

Gjërat duhet të zgjidhen në mënyrë sistematike dhe me përkrahjen e plotë të organeve shtetrore dhe zbatimin e ligjit. Vetëm ashtu do të kemi një zonë të sigurt dhe stabile, në të cilën duhet shumë për tu investuar, ka porositur Stankoviq.