Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNIKACIONI I SHËNDETSHËM DHE I QARTË ÇELËS PËR TEJKALIMIN E TRUKEVE POLITIKE

6. shtator 2017.

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka biseduar me ministrin e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Branko Ruzhiq, rreth avansimit të punës së njësive të vetqeverisjes lokale dhe jetës së qytetarëve në këto komuna.

Ruzhiq dhe Stankoviq kanë theksuar se shteti i bënë të gjithë dhe është i gatshëm për bisedime dhe marrëveshje, sepse kjo është e vetmja mënyrë për tejkalimin e trukeve politike të cilat në mënyrë periodike paraqiten.

„Qëllimi ynë është që kemi komunikatë të qartë dhe të shëndetshme, si edhe forcojmë besimin me pjesëtarët e pakicës nacionale të shqiptarëve në jugun e Serbisë”, tha Ruzhiq.

Në takim është përfunduar që kuadri institucional për realizimin e drejtave të shqiptarëve, si edhe pakicave tjera nacionale është formuar. Janë të përfshirë në të gjitha nivelet e pushtetit, është siguruar realizimi i drejtave në aspektin e arsimit, mbrojtjes shëndetësore dhe sociale, ndërsa reformat të cilat zbatohen sipas çështjes së punës së shërbimeve publike, do të ndikojë edhe në kualitetin e shërbimeve të cilat i ofrojnë qytetarët edhe në këto pjesë të vendit.

Burimi: FoNet dhe Trupi Koordinues