Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNAT NË JUGUN E SERBISË NË KRYE TË LISTËS SIPAS NUMRIT TË PERSONAVE TË KTHYER NË PROCESIN E RIATDHESIMIT

13. mars 2018.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Qytetarët e Serbisë të cilët janë në procesin e riatdhesimit të kthyer nga vendet e UE-së dhe kanë vërtetim zyrtar, do të mund që nga ky vit të llogarisin në ndihmën e organizatës joqeveritare gjermane “Help”, e cila për këtë qëllim ka buxhet afër tri milion euro në kuadër të projektit “Menaxhimi i emigracionit dhe ndihma për personat e kthyer të cilët kanë kërkuar azil”, tha shefi i zyrës “Help” në Vrajë, Bane Stanojkoviq.

Stanojkoviq për agjensionin “Beta”, deklaroi se mjetet për projekt janë të caktuara në bazë të të dhënave të Komesariatit Republikan për Refugjatë, me rastin e regjistrimit zyrtar të personave të kthyer në aeroport apo stacion të autobusave në Beograd, si edhe të jenë komunat e jugut të Serbisë në krye të listës në bazë të numrit të tyre të banorëve të cilët janë kthyer në procesin e riatdhesimit.

„Në mënyrë që dikush të ketë të drejtë në ndihmë, nuk është e rëndësishme që në vendet nga të cilat janë kthyer kanë qëndryar pesë vite apo pesë muaj, por duhet të jetë kthyer zyratarisht dhe të ketë vulë në aeroport apo biletën e kthimit të autobusit të cilën e paguan shteti nga i cili janë kthyer. Këtë të drejtë do ta kenë të gjithë ata të cilët janë në procesin e riatdhesimit të kthyer nga viti 2007, kur është nënshkruar marrëveshja mbi riatdhesim”, tha Stanojkoviq.

Sipas fjalëve të tij, qëllimi i projektit është përkrahja e personave të kthyer në procesin e riatdhesimit, përmirësimit të kushteve të jetës së familjeve të rrezikuara, krijimin e mundësive të punësimit përmes inkurajimeve sipërmarrësore, ndihmë gjatë deri kualifikimit, apo edhe ndihmë për rikontruktuim të shtëpive dhe ndihmë në përfshirjen e fëmijëve në sistemin arsimor.

Sipas të dhënave të Komesariatit për Refugjatë, vetëm në aeroportin e Beogradit në vitin 2017, janë regjistruar 1.891 persona të kthyer në procesin e riatdhesimit, prej të cilëve nga komunat e jugut të Serbisë janë kthyer më shumë në Bujanoc – 67, Vrajë – 63, ndërsa në komunën e Preshevës 20 persona.

Në vitin 2016, zyra e Komesariatit për Refugjatë në aeroport ka regjistruar pothuajse dyfishin e të kthyerve në procesin e riatdhesimit – 3.655 persona, ndërsa në vitin 2015, me aeroplan nga vendet e UE-së janë kthyer 2.866.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues