Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E PRESHEVËS FORMON ''SEKTORIN ETNOGRAFIK'' DHE ''KËSHILLIN LOKAL PËR PUNËSIM''

28. janar 2022.

Preshevë – Beograd – Në seancën e dytë të Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës është marrë vendim për themelimin e Sektorit Etnografik në kuadër të Bibliotekës “Mehmet Jusufi”.

Duke ofruar njohuri për mënyrën e jetesës së njerëzve, me kulturën e tyre materiale, sociale dhe artistike, ky sektor do të ndihmojë në ndalimin e paragjykimeve dhe stereotipeve negative si dhe në rritjen e harmonisë sociale.

Në seancë është miratuar edhe vendimi për formimin e këshillit lokal të punësimit për vitin 2022.

Burimi: RTV Aldi, Trupi Koordinues