Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E MEDVEGJËS KA SIGURUAR PUNË PËR 20 TË RINJ ME DIPLOMË TË FAKULTETIT

29. nëntor 2017.

Medvegjë – Me projektin për fuqizim ekonomik të të rinjëve nën emrin “Të rinjët deri tek puna”, komuna e Medvegjës ka arritur që njerëzve të rinj me arsimim të lartë t`i siguroj punë.

Njëzet të rinj me diplomë të fakultetit do të fitojnë punë në vetqeverisjen lokale në Medvegjë dhe institucionet komunale, gjë që është mundësuar me nënshkrimin e kontratës në Beograd nga ana e përfaqësuesve të komunës së Medvegjës dhe organizatës qeveritare amerikane UNDP.

Fjala është për pilot projektin me të cilin është paraparë që pagat për njëzet të rinëjt me shkollim të lartë në 6 mujat e parë të financohen nga buxheti i komunës së Medvegjës, ndërsa gjashtë muajt e ardhshëm nga donacioni i UNDP-ës.

„Kjo ka qenë e vetmja mënyrë që njerëzit e arsimuar të vijnë deri tek puna në Medvegjë, duke marrë parasysh se pranimi në mardhënie pune është i kufizuar me Vendimin e mëhershëm. Ky program, i cili për herë të parë realizohet në Serbi, ka për qëllim që të parandaloj zhvendosjen e të rinjëve”, tha kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

Këta të rinj, në mesin e të cilëve ka edhe pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare dhe serbe, do t`i nënshtrohne provimit pranues pas një viti pune.

Burimi: Info Qendra Jug, Dnevnik Juga dhe Trupi Koordinues