Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E MEDVEGJËS KA NËNSHKRUAR KONTRATË MBI TRANSFERET E DEDIKUARA PËR ZHVILLIMIN E MBROJTJES SOCIALE ME MINISTRINË PËR PUNË, PUNËSIM DHE PËR ÇËSHTJE SOCIALE DHE VETERANE

21. mars 2017.

Medvegjë – Ministri në Ministrinë për Punë, Punësim dhe për çështje Veterane dhe Sociale, Aleksandar Vulin, ka nënshkruar me përfaqësuesit e 123 vetqeverisjeve lokale nga e gjithë Serbia, në mesin e tyre edhe Medvegja, Kontratat mbi mjetet e dedikuara transfere për zhvillimin e roleve egzistuese dhe vendosjen e roleve të reja të mbrojtjes sociale në vetqeverisjet lokale të cilat janë nën mesataren republikane zhvillimore.

Kontratën mbi transferet e dedikuara pranë komunës së Medvegjës e ka nënshkruar në Beograd kryetari i komunës Nebojsha Arsiq.

Transferet e dedikuara në vlerë të përgjithshme prej 400 milionë dinarë janë siguruar nga buxheti i RS dhe janë dedikuar për të gjitha vetqeverisjet lokale, ndërsa komunës së Medvegjës do t`i transferohen 2.492.953,94 dinarë për financimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale.

Komuna e Medvegjës bien në njësitë e vetqeverisjeve lokale, shkalla e zhvillimit është nën nivelin Republikan, kështu që transferi i dedikuar ndahet duke mos marrë parasysh në pjesëmarrjen e siguruar në financimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale nga kompetencat e tyre. Në mesin e shërbimeve të cilat financohen me këto mjetet të cilat bien në shërbimet ditore në bashkësi (shërbimi i qëndrimit ditor, bujtinë dhe ndihmë në shtëpi), shërbimet e akomodimit në qendrën e pranimit, shërbimet e përcjellësve personal të fëmijëve me invaliditet dhe shërbimet e tjera në përputhje me nevojat dhe prioritetet e komunës së Medvegjës.

Me këtë mënyrë të financimit, do të vendoset zhvillimi i barabartë i mbrojtjes sociale në tërë Serbi. Ofruesit e shërbimeve të mbrojtjes sociale në nivelin lokal mund të jenë sektori shtetëror dhe civil dhe sektorin privat përmes kushtit që t`i përmbullin kushtet e caktuara ligjore.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues