Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E MEDVEGJËS E PARA NË VEND NË FUSHËN E MENAXHIMEVE ME RESURSET NJERËZORE

23. tetor 2017.

Medvegjë – Komuna e Medvegjës ka konkuruar në Këshillin e Europës për implementimin e pakos së përkrahjes për menaxhimin e resurseve njerëzore në vetqeverisjes lokale. Ka arritur të gjendet në listën e pilot vetqeverisjeve lokale në të cilat 6 muaj më herët është realizuar trajnimi i kontinuar, me qëllim të modernizimit dhe avansimit të administratës komunale, ndërsa përfitim më të madh do të kenë përdoruesit e perfundimtar, qytetarët e komunës së Medvegjës.

Partnerët në projekt kanë qenë SKGO, Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale dhe Këshilli i Europës, përmes ndihmës financiare të UE-së.

Vizioni dhe qëllimi i komunës së Medvegjës është që ka kuadro profesionale, kualitative dhe të përkushtuar, të cilët kryejnë punën me ndërgjegje dhe profesionalizëm, rrespektojnë vlerat e organizatës dhe kodeksin etik, përpiqen për zhvillim të përhershëm personal dhe profesional dhe investojnë përpjekje maksimale në mënyrë që kualiteti i shërbimeve për qytetarë dhe ekonominë të jetë në nivelin më të madh të mundur.

Gjorgje Belamariq, konsulltant i Këshillit të Europës, ka kryer vlerësimin në bazë të Pyetësorit për vlerësimin e efektit të Menaxhimit me resurset njerëzore, i cili ka treguar se komuna e Medvegjës në mënyrë të plotë ka realizuar projektin dhe kështu ka arritur që të gjindet në krye në realizimit të funksionit të resurseve njerëzore.

Duke faleminderuar zyrtarëve për menaxhimin e resurseve njerëzore (MRNJ), të cilët kanë implementuar pilot projektin, komuna e Medvegjës momentalisht gjendet në vendin e parë, para qytetit të Smederevës, i cili deri më tani ka qenë e para në këtë fushë. Roli i zyrtarëve të MRNJ-ës është që të sigurojnë që njerëzit me diturinë dhe aftësitë e duhura të jenë në vend dhe në kohë të duhur.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues