Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E BUJANOCIT PAGUAN SUBVENCIONET PËR BUJQËSI PËR KONKURSIN NGA VITI 2019

23. mars 2021.

Bujanoc – Dje, 214 bujqit  nga territori i Bujanocit morën 12.5 milion dinarë nga buxheti komunal.

Sipas vetëqeverisjes lokale, ky është një borxh nga viti 2019.

"Ky borxh daton nga viti 2019 në bazë të një konkursi për bujqësi. Vendimi për shpërndarjen e burimeve financiare u mor një muaj para zgjedhjeve lokale. Në atë kohë, fondet ishin aprovuar vetëm për disa përdorues, ndërsa pjesa e mbetur do të paguhet më vonë ”, deklaruan nga komuna dhe premtuan se së shpejti do të shpallet një konkurs i ri për bujqësi.

Shtohet se Komuna e Bujanovcit siguroi 4 milion dinarë për mbarësim artificial nga nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Burimi:Jugpres, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues