Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E BUJANOCIT NË PROGRAMIN E EU PRO ME VLERË PREJ 25 MILIONË EUROVE

12. mars 2018.

Bujanoc – Me rastin e pjesëmarrjes së komunës së Bujanocit në programin e ri zhvillor të Unionit Europian EU PRO, në Bujanoc kanë biseduar kryetari i komunës Shaip Kamberi dhe menaxheri projektues i këtij programi Grem Tyndall.

EU PRO është programi zhvillor i cili do të realizohet në vend të atij të deritanishëm, përkatësisht Progresit Europian, me vlerë prej 25 milionë eurove, ndërsa do të përfshijë 99 vetqeverisje lokale në Serbi, në mesin e të cilave edhe komunën e Bujanocit.

Në publikimin e komunës së Bujanocit thuhet se kryetari i komunës Kamberi dhe Tyndall kanë biseduar rreth mundësive dhe bashkëpunimit në realizimin e projekteve në kuadër të programit zhvillimor EU PRO.

„Është e nevojshme që të theksohet se pjesëmarrja e komunës së Bujanocit në ish programin e deritanishëm të Progresit Europian kanë qenë një bashkëpunim frytëdhënës dhe se kjo do të vazhdohet edhe në programin e ri”, thuhet në komunikatë.

Programi EU PRO do të fokusohen në zhvillimin ekonomik dhe do të filloj që të realizohet në muajin mars të këtij viti.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues